Lezha është zgjuar e qetë dhe e zbrazur pas festimeve të qytetarëve për pritjen e vitit të ri deri në oret e para të mëngjesit.
Fatmirësisht, nata ka kaluar e qetë pasi nuk ka pasur incidente nga fishekzjarret apo nga aksidentet, por vetëm qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore nga intoksikimi nga përdorimi i tepërt i alkoolit.
Mjekja e urgjencës në Lezhë, Elsuida Prendi, ka bërë të ditur se për të përballuar fluksin ka pasur shtim të personelit pavarësisht vështirësive për shkak se spitali rajonal i Lezhës është në rikonstruksion të plotë dhe flukseve të ditëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë 150 qytetarë që kanë marrë ndihme mjekesore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.