• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Festat e fundvitit, euro merr rrukullimën, zbret në nivel rekord

by Java News
22/12/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro ka zbritur nën nivelin e 133 lekëve, duke shënuar rekord të ulët që nga muaji gusht. Monedha e përbashkët është këmbyer sot përkundrejt lekut në nivelin e 132.8 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Nën ndikimin e efekteve sezonale, monedha e përbashkët hyri që prej fillimit të dhjetorit në trendin rënës, edhe pse më një ritëm më të ulët të zhvlerësimit krahasuar me një vit më parë. Sipas ekspertëve efektet sezonale, fluksi i emigrantëve dhe shpenzimet për festa, kanë nisur më herët këtë vit.

Megjithatë, euro u zhvlerësua me thuajse 0.2 lekë  sot në tregun vendas, duke reflektuar zhvillimet politike në Europë. Rezultati i zgjedhjeve të djeshme në Spanjë, nxori fitues separatistët katalanas, prej të cilëve do të vendoset e ardhmja e Spanjës dhe e krahinës së saj veriore.

Fitorja e tyre bëri që sot monedha e përbashkët europiane të reflektojë besim të ulët ndër investitorët në tregjet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, pavarësisht ecurisë në tregun ndërkombëtar, deri në përfundimin e festave euro do të vijojë e dobët. Monedha e përbashkët, nëse do të ndjekë ecurinë historike të saj, do të fillojë të rikuperojë pozitat në fillim të janarit.

Dollari në tregjet në tregjet ndërkombëtare fitoi terren ndaj euros. Monedha e gjelbër po kalon një periudhë të dobët në tregjet ndërkombëtare. Dobësia e dollarit është reflektuar edhe në vend, ku prej fillimit të vitit deri më sot është nënçmuar me më shumë se 17 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari sot ka pasur një rritje shumë të lehtë  (pa mundur të kapë 0.1 lekë) në tregun vendas, duke u këmbyer me 112.12 lekë.(monitor)

Next Post
Berisha gaboi, ndërrime të dëshpëruara në fund

Starova replikon me Kryemadhin: Merru më mirë me vetting-un!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In