• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa më supersticioze është Viti i Ri… ja disa nga “sjelljet” e çuditshme të disa vendeve në botë

by Java News
28/12/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Belgjikë Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët./a.k

Next Post
Goditi me thikë familjarët e ish- gruas/ Marjan Levanti tenton vetëvarjen nga qelia natën e Krishtlindjeve

Urdhri i mbrojtjes për fëmijët dhe ish- bashkëshorten e Marjan Levantit... edhe nëna e Marjanit duhet të qëndrojë 50 metra larg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In