• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e PD, ironizon Balla: Ju gjen 35-vjetori me rezultatin më të dobët edhe se në betejat e Lulit

by A R
11/12/2025 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, ku nuk pati ndërhyrje dhe PD e cila akuzon, nuk gjeti dhe nuk dorëzoi asnjë provë të vetme në institucionet përkatëse.

Deputeti i mazhorancës tha se raporti i ODIHR duhej pranuar, ashtu sikurse edhe rekomandimet që ishin bërë dhe që do adresohen dhe diskutohen në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Balla nuk mungoi as ironinë për PD-në dhe kryetarin e saj, Sali Berisha, duke u kujtuar se ky 35-vjetor i gjen me humbjen më të rëndë në histori, edhe se ajo më 1997 apo kur i drejtonte fushatat Lulzim Basha.

“Së pari më lejoni t’ju uroj gëzuar festën e Partisë demokratike, 35 vjetor i rëndësishëm për një prej forcave më të rëndësishme politike në tranzicionin shqiptar. Më vjen keq që ky 35 vjetor ju gjen edhe në rezultatin më të dobët historik të partisë tuaj, më i dobët edhe se më 1997, më i dobëti edhe në betejat që ju drejtoi Luli, edhe pse ju desh të bashkoheshit rrugës me atë që kishte mbetur nga LSI-ja. E vërteta është se në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk është faji ynë që nuk ju votuan shqiptarët por për herë të parë pas kaq shumë humbjesh të shikonit nga vetja”, tha deputeti.

Balla iu kthye edhe çështjeve të votës së Diasporës, duke theksuar se çdo dy në tre emigrant votuan PS-në. Ai premtoi plotësimin e kërkesave të emigrantëve për konsullatat dhe shërbimet.

“Kolegu këtu përmendi edhe votën e Diasporës. Po mirë këtu ka ndikuar shteti e pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti? Dy në tre shqiptarë në Diasporë ia besuan votën Ramës. Si shpjegohet kjo? Faleminderit Diasporës, motrave dhe vëlleërve të diasporës që ia dhanë votën PS dhe Edi Ramës si kryeministër. Kjo votë na nxit për marrëdhënie më të fortë, më të ngushtë dhe me shërbime më të mira konsullore, deri edhe online kudo që ndodhen, kemi marrë edhe angazhim për të shtuar prezencën tonë në konsullata sipas kërkesave”, shtoi ai.

Next Post
Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”…

Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

November 4, 2026
Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In