• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Pavarësisë së SHBA, mesazhi i të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria

by B K
26/06/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
E Ngarkuarës me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë ceremonisë për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada amerikane tha se “Amerika është me fat që ka një aleat si Shqipëria”.

VanHorn theksoi kontributin e përbashkët për paqen dhe sigurinë globale, duke sjellë në vëmendje sakrificën e një ushtari shqiptar që kishte rënë në krye të detyrës përkrah trupave amerikane.

“Në fillim të këtij muaji, pata nderin të shihja se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme. U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!”, tha diplomatja amerikane.

VanHorn kujtoi gjithashtu 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të SHBA-së, duke e cilësuar atë si një simbol të mbrojtjes së vlerave të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë që nga Revolucioni Amerikan e deri më sot.

Fjalimi i plote:

Gjenerallejtënant Kingji, faleminderit për fjalën tuaj. Ju nuk jeni vetëm një partner, por edhe një mik. Faleminderit sponsorëve tanë bujarë dhe stafit tonë të përkushtuar që mbështetën këtë festë. Dhe faleminderit Kryetares së Kuvendit Spiropali, të nderuar ministra, ambasadorë dhe të nderuar të ftuar, që na u bashkuat në Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë. Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të.

Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental i mbledhur në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia votoi për të bashkuar ushtritë territoriale nga të 13 kolonitë fillestare për të formuar Ushtrinë Kontinentale – institucionin e parë kombëtar të Amerikës.

Siç tha Presidenti Trump gjatë festimit të këtij guri kilometrik në Uashington disa javë më parë, në atë ditë “Liria mori mburojën e saj dhe pavarësia mori shpatën e saj. Ata patriotë të Ushtrisë së parë në Revolucionin Amerikan luftuan kundër një armiku të frikshëm dhe mundësive të pafavorshme, por ishin të armatosur me një kauzë të drejtë”.

Këto ushtri territoriale të fragmentuara, por të patrembura, tashmë kishin sfiduar pritshmëritë, duke zmbrapsur Ushtrinë Britanike më të madhe dhe më të mirë pajisur në betejat e Lexington, Concord dhe Bunker Hill, duke nisur një revolucion që do të ndryshonte rrjedhën e historisë.

Më 13 tetor 1775, në Tavernën “Tun” u mblodh një komitet për të shkruar kodet e luftës që themeluan Marinën e SHBA-së. Dhe një muaj më vonë, më 10 nëntor 1775, Korpusi i Marinës së SHBA-së mbajti fushatën e parë të rekrutimit në tavernë, duke ngritur dy batalione. George Washington festoi në Tavernën “Tun” emërimin e tij si Komandant i të gjitha forcave amerikane për të luftuar britanikët.

Këto vende – Bunker Hill, Salla e Pavarësisë, Taverna “Tun” dhe shumë të tjera – shërbejnë si kritere që ne amerikanët të kujtojmë se nga kemi ardhur, se çfarë përkrahim dhe sakrificat e burrave e grave të guximshme për të mbrojtur ato parime: lirinë, drejtësinë, demokracinë.

Sot, ju ftojmë të vizitoni kopjen tonë të Tavernës “Tun” dhe të ngrini një gotë me ne në nder të historisë së Amerikës dhe “kauzës së drejtë” të saj. Sepse siç e dimë mirë të gjithë, Revolucioni Amerikan ishte vetëm fillimi.

Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë. Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm.

Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë.

Në fillim të këtij muaji, pata nderin të shihja se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme. U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

 Ju lutem bashkohuni me mua për të nderuar këta heronj dhe për të festuar liritë për të cilat luftuan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe faleminderit për partneritetin tuaj!

Next Post
Pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore? Celibashi: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse, më duket e vështirë që PD të injorohet

Pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore? Celibashi: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse, më duket e vështirë që PD të injorohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com