• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Flamurit/ Uron kreu i PD Berisha: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës 

by Os De
28/11/2025 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. 

“Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur“, shkruan Berisha. 

Berisha i riktheu vëmendjen edhe 28 nëntorit 1944, datë kur siç thotë ai, vendi u çlirua nga pushtuesit e huaj, por që sipas tij u pasua nga vendosja e diktaturës komuniste. Ai akuzoi udhëheqësin e atëhershëm, Enver Hoxha, për “regjimin më mizor stalinist që ka njohur Shqipëria”. 

“Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. 

Ai e cilësoi këtë datë si “ditën e të gjitha festave” dhe theksoi rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë. 

Berisha u ndal edhe te simbolika e 28 Nëntorit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke e konsideruar atë “prijës të përjetshëm të kombit shqiptar” dhe betejat e tij si themele të qëndresës kombëtare. 

Postimi i Sali Berishes 

Gezuar 28 nëntorin 

DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR. 

Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës. 

Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur. 

Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku  Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. 

Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjeteshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. 

Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjeteshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi. 

Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. 

Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtpi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendëaoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqiperinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. 

Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejtë Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës. 

Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. 

Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë 

Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. 

Gëzuar! #sb 

Next Post
Me imazhin e veçantë, NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë (FOTO)

Me imazhin e veçantë, NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In