Ka qenë Giancarlo Fisichella ai që brenda një Ferrari F60 ka dhënë një spektakël të paparë ndonjëherë në një pistë me borë dhe akull. Video tregon momentet kur makina e garës lëshon zhurmën e saj impresionuese teksa vetë Fisichella ka thënë se ishte diçka e jashtëzakonshme, duke shtuar se e kishte futur deri në marshin e tretë makinën.