• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fermeri në Dibër që sfidon të rinjtë, mbjell 20 hektarë tokë i vetëm: Mos hiqni dorë prej këtij vendi

by A R
16/07/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbjellja e tokave është kthyer në problem, jo vetëm në Dibër, por në gjithë Shqipërinë. Vitet e fundit, një pjesë e mirë e tokave po lihen djerrë, për shkak se ka rënie të fuqisë punëtore dhe largimit të  rinisë.

Shpesh rritja e çmimit të punimeve dhe të naftës, apo problemet e tregut kanë bërë që produktet bujqësore të mos shiten apo të shiten nën kosto. Por ka edhe nga ato që punën në bujqësi e shohin me leverdi.

Nazmi Drizi është një nga fermerët më punëtorë në Njësinë Kastriot. Mosha 75-vjeçare nuk e pengon që ai të punojë jo pak, por 20 hektarë tokë.

“Kam mbjellë një sipërfaqe prej 12 hektarë grurë që presim ta shijmë këto ditë. Për këtë vit kam mbjellë 3.5 hektarë misër të bardhë, misër buke. Kam mbjellë edhe 4.5 hektarë bimë mjekësore. Mbarështoj dele dhe bletë”, tha Nazmiu.

Nazmiu ka një fermë prej 20 hektarësh të mbjellë, por ka vendosur të mbajë edhe bletë. Si fillim, para 3 vitesh, e ka nisur me 5 koshere ndërsa tani ka 58 koshere. Ai plotëson nevojat e veta, por edhe për fëmijët e tij që kanë emigruar të gjithë. Përveç bletëve ai mbarështron edhe dele, të cilat i kullot në fermë.

“Kam pasur shumë pasion që të kem dhe bletë. Bleva 5 koshere dhe kam arritur të bëj 58”, tha Nazmiu.

Ai tregon se ka mbjellë 12 hektarë grurë, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë për mbjelljen e grurit. Ai tregon se ka marrë subvencion për naftën, por thotë se është e pamjaftueshme për të përballuar punimet.

75-vjeçari ka mbjellë 3.5 hektarë bimë me bimë medicinale, pasi janë shumë të kërkuara në treg. Çudia është se Nazmiu përveç bimëve si mëllaga, bishti i kalit, tërfili, etj., ka mbjellë edhe hithra, dhe ndoshta është i pari fermer që kultivon hithrën.

Ai thotë se ka leverdi të kultivosh bimët medicinale, por tashmë njerëzit e kanë braktisur tokën, rinia është larguar dhe duhen politika për t’i rikthyer.

“Na kanë ikë rinia. Kemi mbetur vetëm ne. Çfarë do të bëj unë për shembull? Ka bimë që mbrojnë shëndetin e njeriut dhe që kanë leverdi ekonomike të papame”, tha ai.

Ai u kërkon institucioneve të shtetit, mbështetje, pasi bujqësia është e vetmja mundësi për Dibrën.

Nazmiu thekson se subvencionet duhet të shkojnë tek ato që punojnë tokat, dhe të mos jepen pa u verifikuar në terren pasi përfitojnë më shumë ato që s’kanë toka të punuara.

“Fermeri të them unë që kërkon e para drejtësi, jo pandershmëri. Të matet faktikisht duke e parë në terren se sa tokë kam mbjellë unë jo duke futur letra”, tha ai.

Nazmiu ka një mesazh në fund për të gjitha ata që kanë emigruar.

“Ai i riu ka mundësi të fitojë 10-fishin e asaj që fiton nëpër botë. Të mos bëjë yzmetqarllëkun atje ku është, po ta bëjë këtu te vatani vet. Mos hiqni dorë prej këtij vendi, është vend i begatë, është vend i shenjtë”.

/a.r

Next Post
“Gjon Mili” mbërrin në Korçë, festivali Jazz & Blues i jep ritme atmosferës në qytet

“Gjon Mili” mbërrin në Korçë, festivali Jazz & Blues i jep ritme atmosferës në qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In