Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia për fermën gjigande të kanabisit në Berat, ku u evidentuan 3 sera në të cilat kultivohej dhe ambalozhej lënda narkotike.
Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, deklaroi se të arrestuarit dyshohet se janë organizatorë të këtij aktiviteti kriminal.
Në brendësi të serave u gjetën dhe sekuestruan 700 arka të mbushura me kanabis në proces përpunimi, si dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 879 kg kanabis. Kjo fermë kanabisi funksiononte prej 1 muaji, theksoi neritan Nallbati.
Brenda serave punonin gra nga zonat periferike të Tiranës, kryesisht nga Kamza. Bëhet fjalë për 95 gra të cilat u shoqëruan nga policia, të cilat tashmë janë të lënë të lira dhe po hetohen në gjendje të lirë.
/a.r











