• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Feriola Morava Edwards, aktorja që tronditi ekranin shqiptar në vitet ’90 rrëfen skenën nudo që…

by Os De
11/09/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka personazhe që edhe pse shfaqen për pak kohë në ekran arrijnë që të lënë një mbresë te publiku. Feriola Morava Edwards është një prej tyre. Me rolin e saj në filmin “ Bolero” ajo u bë e njohur për publikun me një rol aspak të lehtë për kinematografinë shqiptare të viteve ’90.

E lindur në Tiranë Feriola Morava Edwards përfundoi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë. Jeta e saj në aktrim mori hov shumë herët me pjesëmarrjen në dy filma shumë të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare “Kjo natë sa një jetë” dhe “Bolero”.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja flet për studimet, jetën në SHBA dhe aktrimin në kinematografinë shqiptare.

Feriola Morava Edwards: Ishte një rol shumë i bukur, shumë i fortë, shumë i përzemërt.

Rudina Magjistari: Ti interpretoje rolin e një gruaje që ishte tutore e vajzave të cilat prostituonin.

Feriola Morava Edwards: Po!

Rudina Magjistari: Si je ndjerë ti në atë film dhe në përgjithësi si aktore para kamerës, duke interpretuar me kolegët e tu.

Feriola Morava Edwards: Unë isha në vitin e fundit të shkollës, sapo mbaroja dhe eksperienca nuk ishte aty. Do vite që të marrësh eksperiencën. Mirëpo pata shumë ndihmë për të mësuar rolin. Pavlina Mani më mori nën krah dhe më mësoi. Robert Drenika gjithashtu, edhe regjisori pasdiskutim. Kishte momente të vështira sidomos në pjesën ku unë u zhvesha.

Rudina Magjistari: Duhet thënë që në atë film ishte shumë i guximshëm ai rol. Ke qenë e para aktore shqiptare që ke realizuar një skenë të tillë në filmin “Bolero”. Për herë të parë në kinematografinë shqiptare ka ndodhur një skenë e tillë, ku ti atje del gjysmë e zhveshur. Një aktore e vërtetë në momentin që i kërkohet që të luajë një rol i tillë. Ti munde që ta realizosh.

Feriola Morava Edwards: Ishte pak e vështirë në momentin e xhirimit atje. Më përpara nuk e mendova, ishte diçka që vendosa ta bëja që na fillimi. Ishte pak e vështirë, por kaloi. Emocioni ishte para xhirimit, pastaj futesh në rol dhe do të përfshihesh në rol. Në atë pjesë nuk u bënë shumë dubla. Mbase dy ose tre dubla dhe u mbyll.

Rudina Magjistari: Pati paragjykime në atë kohë, kur filmi u shfaq?

Feriola Morava Edwards: Po ka pasur. Në fakt unë nuk isha këtu kur filmi u shfaq.

Rudina Magjistari: Ke shpëtuar në një farë mënyrë.

Feriola Morava Edwards: Kur e bëra filmin, prindërve nuk u thashë për këtë pjesë të rolit dhe Besnik Bisha ftoi mamin dhe babin në premierë dhe ato akoma nuk e dinin. Kur e morën vesh u ra në majë të kokës dhe të nesërmen pastaj kur kemi folur thanë ‘pse nuk na the të paktën ta dinim’.

Rudina Magjistari: Ti ishte në rol dhe ke bërë aktoren dhe për aq kohë sa ishe në rol ishe në rregull. Ne shohim mjaft aktore sot dhe s’bën më çudi. Por, nëse flas nga këndvështrimi i prindit kishin të drejtë, sepse në atë kohë në ato vite ishte shumë e vështirë.

 

Next Post
Pa sukses raundi i dialogut në Bruksel. Kosova kërkon heqjen e bllokimit për aderimin në organizata ndërkombëtare, Serbia insiston..

Pa sukses raundi i dialogut në Bruksel. Kosova kërkon heqjen e bllokimit për aderimin në organizata ndërkombëtare, Serbia insiston..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In