• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ferhati: Opozita shkeli ligjin, zgjedh gjithmonë skenarin e dhunës

by Java News
16/02/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Opozita anashkalon mekanizmat ligjorë dhe funksionalë të demokracisë, duke përdorur gjithnjë skenarin e dhunës, alternativën e kaosit si dhe të trazirave”. Kështu u shpreh sot deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati gjatë një interviste televizive duke theksuar se situata të tilla çojnë në vonesën e reformave mjaft të rëndësishme për vendin.

“Opozita duke anashkaluar mekanizmat ligjorë dhe funksionalë në demokraci, zgjedhin gjithmonë skenarin e dhunës, alternativën e kaosit dhe të trazirave dhe gjithnjë kanë humbur. Unë nuk arrij të kuptoj, se përse vijojnë t’i bëjnë dëm Shqipërisë, sepse nuk është vetëm në imazh, por këto situata na bëjnë që të mbetemi mbrapa me zbatimin e reformave dhe ligjeve.

Lufta nuk është kush e mban pushtetin, atë duhet ta fitosh me votë dhe të bindësh qytetarët se alternativa që paraqet është më e mirë”, – theksoi deputetja e PS.

Sipas deputetes së PS, në protestën e sotme nuk janë artikuluar shqetësime nga ana e qytetarëve dhe nëse do të kishte të tilla, ato do të mbaheshin shënim nga ana e qeverisë, në mënyrë që të gjendej zgjidhje.

“Nga mesazhet e sotme siç e ndoqët edhe juve mesazhe nuk pati. Por nuk kishte nevojë për ne që të mos i dimë shqetësimet e qytetarëve, dhe të na i tregojnë protestat e sotme. Qeveria ka komunikimin e përditshëm me qytetarët. Qytetarët mund të komunikojmë me ne qoftë nga zyrat e deputetëve në zonat elektorale, qoftë nga platforma e bashkëqeverisjes, nga zyrat e informimit publik të institucioneve të ndryshme. Ne po përpiqemi që çdo ankesë të qytetarëve të merret dhe të orientohet drejt zgjidhjes. Sigurisht nëse qytetarët do të ngrinin dhe artikulonin probleme në këtë protestë, sigurisht që do të shënoheshin dhe analizoheshin nga ana jonë. Por sot, fatkeqësisht nuk dëgjuam qytetarë që të ngrinin shqetësime, ne sot dëgjuam vetëm 2-3 fjali nga partitë politike”, – theksoi ajo.

/a.meta

Next Post
Protesta e dhunshme e PD-LSI, policia nis arrestimet, ndalohet ish-kreu i Policisë Bashkiake

Protesta e dhunshme e PD-LSI, policia nis arrestimet, ndalohet ish-kreu i Policisë Bashkiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In