• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

by A R
23/03/2026 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kësaj të hëne, më 23 mars, eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, në hapësirën informative “Përballë Lajmit” në Klan News, ngritjen e Bordit të Transparencës nga qeveria, për të adresuar rritjen e çmimit të naftës.

Çoçoli tha se shpreson që Bordi të zgjidhë situatën. Sipas tij, çmimi aktual prej 270 lekësh për litër nuk ka asnjë justifikim dhe kërkoi që ulja e naftës në tregjet ndërkombëtare pas ndërprerjes së luftimeve të SHBA-ve me Iranin, të reflektohet menjëherë edhe tek çmimet në Shqipëri.

“Neve më përpara Besi, kur na është rritur nafta me rreth 10 dollarë, na është rritur te ne me 5 lekë. Kështu që uroj që Bordi kur të mblidhet të na e ulë këtë çmimin me 5 lekë, meqenëse nafta u ul me 10-11 dollarë për fuqi. Lidhja është e drejtpërdrejtë dhe prandaj nuk ka asnjë justifikim siç ka ndodhur më përpara në momentin e parë kur Putin pushtoi Ukrainën, që nafta shkoi diku aty tek 143-149 dollarë, pastaj ra Besi gradualisht me 2.5 herë më pak, me 67 dollarë. Por nuk është se çmimi këtu tek ne ra 2.5 herë. Kështu që ne si qytetarë presim që ky Bord, t’i bëjë mirë llogaritë dhe sa herë që ulet nafta në tregjet ndërkombëtare, të na i ulë edhe këtu sepse e ka atë kompetencë. Ia ka dhënë ligji. Do bëjë mirë ta ulë të paktën me 5 lekë.”, u shpreh ai.

Ndërsa komentonte efektin e rënies së çmimit të naftës në tregjet globale pas deklaratës së presidentit Donald Trump për një ndërprerje të përkohshme të tensioneve me Iranin, që solli një ulje prej rreth 10-11 dollarë për fuçi, Çoçoli kritikoi kompanitë e shumicës që justifikojnë vonesën në uljen e çmimeve tek qytetarët.

“Uroj të ndodhë që tani. Nuk ka arsye. Arsyeja e shëndoshë nuk e pranon, që të ulet çmimi në tregjet ndërkombëtare dhe ti të mos e ulësh. Sepse janë justifikuar kompanitë e shumicës që kanë sjellë naftën, që ‘ne e mbajmë çmimin tek brokeri’, pra atje ku e blejnë’. ti e di që këto kontrata blihen më parë dhe e mbajnë në bursë me kuotimin e çmimit të përditshëm. Dhe kështu bëjnë kompanitë në të gjithë botën. Nuk kemi pse themi gjë për kompanitë tona të shumicës. Ama kur rritet çmimi ata menjëherë justifikohen: ‘Po e mbajmë me çmimin e ditës, u rrit. Po e rrisim në pikat e pakicës’. Dakord, por ama kur ulet, pse nuk e ulin po me atë ritëm?!”, tha Çoçoli duke shtuar se pret që këtë ta zgjidhë Bordi i Transparencës që sipas tij, mban “dhe gurin dhe arrën”.

Sjellim ndërmend se këtë të hënë, 23 mars 2026, është futur në fuqi Bordi i Transparencës, për çmimet e hidrokarbureve. Përgjatë kësaj jave, pritet dhe mbledhja e këtij bordi për të caktuar çmimet tavan.

Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë.

Detyra e këtij bordi është monitorimi i kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime.

Gjithashu, është vendosur të ulet me 20% akciza e karburantit. Ky vendim do të marrë parasysh taksat dhe, për çmimin e shumicës, do të ketë një marzh prej 3 lekësh për litër, ndërsa për pakicën 12 lekë për litër. Ky mekanizëm, sipas qeverisë, garanton që çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë asnjë abuzim me konsumatorin fundor.

Next Post
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

Comments 1

  1. leka says:
    6 months ago

    e Shqiperi nafta eshte monopol dhe Rama nuk reagon ! Per cfar eshte kryeminister ? Per te mbrohtur oligarket dhe te shtypi populli .Rilindja duhet te largohet nga PS se nuk ka programin e saj por programin e Sorisit ate neoliberal

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com