Vështrimi i tij i thellë dhe depërtues e ka bërë një ‘Star’ të vëertetë. Quhet Shaban, ose ndryshe ‘bukuroshi i egër’, 18-vjeçar dhe po tërheq pa fund vizitoret femra në kopshtin zoologjik të Higashiyama, Nagoya në Japoni.
Në këtë vend, Shabani ndodhet që nga viti 2007 pasi u transferua nga Sidney. Por, suksesin e jashtëzakonshëm, gorilla ka arritur ta korrë vetëm muajt e fundit. Pozat e tij me vizitoret femra po bëjnë xhirot e botës nëpër rrjetet sociale.