• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Fëmijët kishin mall për babain në burg”, rrëfimi i gjyshes pas aksidentit tragjik

by A R
10/05/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adile Dervishi për as një moment nuk pushonte së qari. Bëhet fjalë për nënën e 24-vjeçares Silvana Negollari, e cila pasditen e së shtunës humbi në një aksident automobilistik dy vogëlushët e saj 3 dhe 5 vjeç në fshatin Qerret të Kavajës. Tri ditë pas ngjarjes së rëndë, Dervishi rrëfeu se si e bija ia dha lajmin e tmerrshëm në telefon, ndërsa ulërinte e kërkonte ndihmë. E ndërsa në banesën e familjes Negollari në plazhin e Durrësit dje hynin e dilnin njerëz për ngushëllim, gjyshja e dy të miturve që humbën jetën teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës tregoi me detaje se si e gjeti të bijën në gjendje shoku në Urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.

“Vajzës nuk i kishin bërë as qetësues, pasi në spital nuk kishte asgjë. Ime bijë nuk ishte fare në vete, pasi i kishte duart deri në bërryl me gjakun e dy fëmijëve të saj që i kishte nxjerrë të pajetë nga makina”, – tha Adilja. Ndërkohë, në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ajo pohoi se të dielën, gjykata e Durrësit liroi nga burgu dhëndrin e saj Sokol Negollarin. Adile Dervishi i bëri apel shtetit që të mos burgosen më njerëz të pafajshëm që ndërtojnë çatinë e shtëpisë si dhe të rregullohen rrugët që janë copë-copë që të mos vdesin më njerëz si nipi dhe mbesa e saj e pafajshme.

adile-dervishi1-e1462860084251

Zonja Adile, si e morët vesh lajmin për aksidentin e ndodhur në Qerret të Kavajës?
Vajza ime, Silvana më mori në telefon e më tha: Mami, më kanë vdekur fëmijët po hajde shpejt. Ime bijë qante e ulërinte në telefon. U nisa nga Tirana, se aty banoj, dhe deri në spitalin e Durrësit m’u duk rruga sa një jetë e tërë. Unë nuk e besoja që fëmijët kishin vdekur.

Po më pas?
Shkova në spitalin e Durrësit dhe e gjeta vajzën në Urgjencë. E kishin lënë atje si thes, pa gojë e pa mbështetje, ndërsa në fund të këmbëve i kishin lënë vajzën e vogël që kishte shpëtuar. Vajza ime nuk ishte në vete, e kishte zënë gjaku i fëmijëve. Ajo i kishte nxjerrë vetë dy të vegjlit të vdekur nga makina dhe mjekët nuk i kishin bërë asnjë qetësues, por e pyesnin ‘ku e ke çantën’, ‘ku e ke kuletën’. Pashë vajzën që ishte e traumatizuar dhe i kishte duart gjithë gjak.

Mori qetësues vajza juaj?
Vajza ime vinte erë gjaku, ndaj e mora dhe e çova në lavaman. Ia lava duart dhe sytë. Në spital nuk kishte qetësues, asgjë. Ishte tmerr për vajzën time dhe për ne.

Si është tani gjendja shëndetësore e vajzës suaj?
Nuk flet, është në shok. Pas aksidentit e morëm në shtëpi, por sot (dje) kishte dhimbje të mëdha në trup dhe e kemi çuar sërish në spital për të bërë të gjitha analizat, skanerin e rezonancën, për të parë dëmtimet. Presim rezultatet e analizave.

Kur e ka marrë patentën vajza juaj?
E mori në janar të këtij viti. Ajo ka lëvizur me makinë në Kavajë, Tiranë dhe Durrës. Atë ditë (të shtunën) u nis për të takuar burrin në burgun e Rrogozhinës, pasi i ishte lutur djali i madh, Dritani që ishte 5 vjeç. Silvana më tha në telefon se fëmijët i kishte marrë malli për të atin, ndaj po shkonte bashkë me ta për ta takuar. “Fëmijët nuk durojnë dot më, duan të atin. Po i çoj në takim të çmallen me të”, më tha ime bijë. Por, ishte e tmerrshme, nipi dhe mbesa ime, dy yjet e mi nuk mundën ta shikonin babain e tyre./BW/a.m.

Next Post

Kërkimi shkencor në Shqipëri thjesht është kaps!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In