• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkimi shkencor në Shqipëri thjesht është kaps!

by Artan Fuga
10/05/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga
Prej vitesh, por vjen duke u theksuar shterpërsia e asaj që quhet gjoja shkenca shqiptare.

Kërkimi shkencor është thjesht kaps. Pa produkt.

Edhe atje ku me mund e djersë është zhvilluar aq sa ka mundësi, është bërë çmos të injorohet, pengohet sabotohet. Nuk flas kot. Para çdo gjykate ushtarake jam gati ta provoj me fakte që janë djegëse për shumëkënd.

Kam kërkuar përshembull të bëhet auditimi i rezultateve të departamentit të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për të treguar një sfidë, por askush nuk e vuri ujin në zjarr. Keni dëgjuar ju drejtues të kërkoj auditim??? Unë e kisha e dashur.

Po ashtu kërkoj të bëhet auditimi i akademisë të shkencave, por askujt nuk ja mban! Auditimi i Qendrës albanologjike dhe i instituteve të saj, a është bërë??? Ku janë rezultatet e publikuara në opinion, përse mbahen fshehurazi??? kush ka frikë ? Përse nuk vihen përgjegjësit me shpatulla për muri!!! Edhe nga ata prej tyre që bërtasin : reformë, reformë! Dhe kanë vite që vegjetojnê në një limonti marrëzie.

Kush do ta drejtojë politikën e kërkimit shkencor??? Një zëvendës në dikaster që pasi bëro çorap shkencën dhe arsimin, deliranti pashoq, tani merret me sharrime pemësh në parqet publike??? Specialistë për gjithçka por që kurrë nuk u ka thënë njeri : Punë e mbarë! Mashtruesa publikë !

Unë tipave të tillë as të fërkojnë parketin e dhomës time të punës me lecka nuk u besoj. Le më t’u besoj të lajnë filxhanët e çajit prej porcelani të çajit.

Integrimi me ekipe kërkimi shkencore të huaja në pikë të hallit.
Profesora pa fund me tituj të dhënë nga “kalshi”; shihni çfarë emri, kalshi, kalërofshi, kalofshi, etj. Tituj pa fund, por pa teori, pa zgjidhje teorike, pa propozime konkrete për ta parë botën ndryshe.
Botime krejt fallco, revista që s’i lexon njeri.
Doktoratura që flenë nëpër sirtare shefash.
Asnjë ekspertizë shkencore.
Zhytur në kazanë letrash të vjetra gjoja për të bërë histori. Baba thërret : Përse thërrisini : “Duam babën!”. Komedi!!!
Gjuhës, etnologji, arkeologji pa ekspedita.
Shkenca gjoja, por në fakt është gjysëm ideologji, gjysëm propagandë elektorale e përmirësuar, gjysëm delir, nacionalizëm, gjysëm fiktivitet, zhargon, me një fjalë llapaqenëri.

Gjysma – gjysma, si gjysma gjeli. Futja kot.

Akademia e shkencave e drejtuar sikur të ishte ndonjë institut kërkimi shkencor, ndërtuar keq, ku ai i misrit dikur do të dukej si panteon i dijes. E plakur. Të merr frika të marrësh ndonjë e-mail prej saj sepse një ndër dy informacione publike janë ose qoka, ose lajmërime ikjesh nga kjo jetë njerëzish që e kanë përfunduar misionin e tyre social. Eshtë bërë si agjenci varrimesh ose si agjenci kateringu për qoka…

Qendra albanologjike nuk dihet a ekziston apo nuk ekziston më. Kujtojnë se fajin e ka Kisha apo xhamia kur prifti pi sa dehet apo hoxha e këndon mprapsht ezanin…Ca mendojnë së prapthi se fajin ua ka pasur shkolla doktorale. U pika që s’u bie! Ku ka institute shkencore pa doktorantë. Shkencën bazë kush do ta bëjë? Doktorantët do ta bëjnë, jo ata që ankohen nga prostata, nga reumatizma, nga kriza menstruacionesh gjithë ditën…

Si nuk kanë frikë nga ligji ! – më tha një ditë Qenan K.. Cfarë thua Qenan, ata nuk kanë frikë nga vdekja, ti thua nga ligji. Deri ditën e fundit të jetës do ta zhvasin këtë popull e këtë shtet…

Dallkauku i Madh numuron si lekë për kërkimin shkencor, rrogat që u jep me vonesë atyre që i quan si pedagogë të vet. Me aq lekë Kolombi do ta kishte rizbuluar edhe një herë Amerikën, a Indinë…, a Anglinë.

Në universitete të bësh punë shkencore nuk numurohet si punë sepse nuk të jep lekë njeri për të. Shkollat doktorale copë – copë. U ngrit furtuna dikasteriale dhe përfundoi si një flluckë sapuni, si një shkumë kafeje; si një rrjedhje uji nga tubi i komshiut mbi tavan, si një igrasi e sëmurë që prodhon myk. Nuk u morr vesh kush kishte tridhjet a dyzet doktorantë në drejtim, kush përfitonte lekë pa punë, kush kishte abuzuar???

Kanë frikë. Ka frikë nëpunësi shqiptar. Nesër do të dalë në rrugë dhe prandaj do ta ketë mirë me të gjithë. Interesi publik? Cfarë budallai je mor burrë! A nuk ka vajt në dreq!

Dhe na flasin për reforma.

Jo hiqe albanologjinë nga akademia, jo vërja akademisë albanologjinë përsëri në të ndejtura. U pika… Ata duan poste, ne presim reforma…

Reforma të leshit – më tha Qenan K.

Shkenca shqiptare e mplakur, e përdhosur, e ngrirë, i ngjan një prostitute plakë… E shkëputur nga shkenca botërore, e mykur në hauret e veta të qelbura, e kalbur në paradigmat e saj, një plaku Mere që ruan se mos i prekin sepetin ku mban amanetet e plakut, dhe e quan veten si ruajtës të zjarrit, në fiset e egra…

Po infekton mendjet e gjithë një kombi, të rinisë. Midis propagandës dhe fushatave elektorale.

Lojra.

Në vend të kemi një epistemologji të shkencës njëherë. Në vend të bëjmë një analizë sociologjike të kërkimit shkencor njëherë. Në vend të bëjmë një tokë djerrë me auditime të ashpra dhe të rrepta, si Luteri që çkishëroi Papën e kohës të tij. Në vend të bëjmë një analizë për drejtuesit. T’i vendosim para përgjegjësive dhe jo të bëjmë krushqi me ta. Të shohim sa është rendimenti financiar i shkencës shqiptare. Cfarë sjell dhe çfarë i grabit mendjes dhe xhepit të shqiptarëve.

Pa këtë gjithçka do të dështojë, drejt e në plehra, do të jetë vetëm një gjoja reformë që do t’i hidhet si mish i prishur çakejve që presin natën përtej gardhit duke uluritur : duam posteeeeeeee!

Next Post

Ja se cilët nga shokët ua kontrollon më shpesh profilin në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

September 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

I shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe i dënuari me 2 vite burg

September 24, 2026
Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

September 24, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

September 24, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

September 24, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Kryeministri kanadez flet për rrezikun e një ndërhyrjeje amerikane, Carney: Duhet të përgatitemi!

September 24, 2026
Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

September 24, 2026
Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

September 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

September 24, 2026
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com