Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në Priskë të Dajtit në Tiranë. Disa fëmijë kanë gjetur një armë zjarri tip kallashnikov. Arma ishte e mbushur dhe fëmijët e kanë ëprdorur për argëtim duke qëlluar dy herë madje. Por aventura mund të ishte kthyer në tragjedi pasi fëmijës së klasës së 4-t i doli arma jashtë kontrolli nga forca shtytëse e qitjes.
Ky episod konfirmohet nga një dëshmitar në vendngjarje. Pas të shtënave banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihet ende se si ka ëprfunduar kallashnikovi në atë zonë dhe nëse ëhstë ëprdorur për ndonjë vepër kriminale e më pas është fshehur në pyll.
Por, raportohet se kjo ëhstë pista krysore e hetimit dhe në këtë drejitm po punohet, Do të jetë ekspertiza balistike ajo që do të hedhë dritë mbi orogjinën e armës dhe poseduesit e saj para se të gjendje nga fëmijët./a.m.











