• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët e politikës shqiptare!

by Alfred Peza
28/05/2017 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

ANTIpolitika

Kur Jorgos Papandreu me partinë e tij “Lëvizja e Demokratëve Socialistë” mori vetëm 2.6% të votave për të mos e kaluar pragun e hyrjes në Parlament, kjo u konsiderua si fillimi i rënies së dinastive politike në Greqi. Që nga viti 1923, ishte hera e parë që një Papandreu mbetej jashtë asaj salle, e për rrjedhojë edhe jashtë arenës kryesore politike. Jorgos është djali i Andrea Papandreut, themeluesit të PASOK-ut dhe nipi i ish kryeministrit Jorgos Papandreu (i vjetri). Një zvetënim i oxhaqeve të mëdha të politikës athiniote, që u shoqërua me rënien e Dora Bakojanisit dhe Kiriakos Micotaqisit, që janë fëmijët e ish Kryeministrit Konstandinos Micotaqis. Apo dhe e dinastisë tjetër Karamanlis, ku Kostas ish kryeministri grek, ishte nipi i presidentit të famshëm Konstandinos Karamanlis.

E ndërkohë që në fqinjin tonë jugor, me më shumë tradita demokratike dhe politike familjet e mëdha po bien, në Shqipëri po ravijëzohet një tendencë e re. Ajo e përfshirjes në politikën aktive, të një numri gjithnjë e më të madh njerëzish, prindërit e të cilëve, kanë qenë më parë pjesë e Parlamentit. Në listat e kandidatëve për deputetë të 25 qershorit 2017 bien në sy prurjet e reja nga PD, si Rudina Hajdari vajza e liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Bardh Spahia, djali i Ali Spahisë, një prej drejtuesve kryesorë të PD së viteve 1990- 2000. Ndërsa në listën e PS është Arben Pëllumbi, djali i Profesor Servet Pëllumbit, njërit prej drejtuesve kryesorë të socialistëve për 15 vitet e para të themelimit të saj. Por edhe deputeti Anduel Xhindi që ka zëvendësuar babain e tij të ndjerë Fatmir Xhindi, Damian Gjiknuri djali i ish deputetit socialist Lekë Gjiknuri dhe Ben Blushi, djali i ish deputetit Kiço Blushi.

Këta janë vetëm disa emrat që i kanë patur prindërit deputetë pas rënies së komunizmit, pasi në atë sallë dhe në këto lista, ka edhe të tjerë që i kanë patur prindërit pjesë të Parlamentit monist. Por deri këtu nuk ka asgjë të keqe, për aq kohë sa prurjet e reja, pra “brezi i dytë” është apo do të jetë përfaqësues i të zgjedhurve të popullit, për shkak të meritave individuale dhe jo vetëm si trashëguese e mbiemrave të brezit të parë. Ka një tendencë tjetër të re gjithashtu këtë radhë në raport me zgjedhjet e kaluara, që lidhet me faktin se në lista janë edhe fëmijë të prindërve të njohur si botues, biznesmenë apo drejtues të institucioneve kryesore kushtetuese të vendit në këto 27 vjet. Në këtë mënyrë “bijtë e etërve” pritet të bëhen protagonistët e jetës së vendit, duke krijuar dalëngadalë me sa duket, brezin e “fëmijëve të politikës shqiptare”.

Askush nuk mund të paragjykohet nga mbiemri apo nga atësia, për aq kohë sa ajo që ata vetë sjellin për politikën shqiptare dhe për votuesit e tyre, e tejkalon këtë në praktikë. Biem dakord besoj po të themi se Damian Gjiknuri dhe Ben Blushi e kanë çuar në një stad të ri cilësor, trashëgiminë politike të etërve të tyre, për shkak të meritave dhe talentit individual. Ndaj pa paragjykuar, do të duhet të presim, nëse edhe tjerët që do të jenë në shtator në atë sallë, do të mundin të japin kontributin e tyre real, për te qenë përfaqësues dinjitoz të pushtetit legjislativ shqiptar. Ndryshe nga pritshmëritë e një pjese të medias, pjesë e listave për deputetë nuk u bë përshembull Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish Kryeministrit Berisha. I cili duhet thënë se ka një investim individual, në përpjekje për të dhënë kontribut publik në fushën e tij. Dinastitë apo familjet politike nuk janë thjeshtë dhe vetëm një histori ballkanike. Por ato njihen kudo në historinë e vjetër dhe moderne të botës, pavarësisht regjimeve dhe formës së qeverisjes. Në Francën e sotme, Lë Penët konsiderohen pak a shumë si të tillë, ku Mari që ishte kandidate për Presidente në zgjedhjet e fundit, është vajza e Jean Le Pen, liderit të “Frontit Nacional”. Ndërkohë që SHBA, një nga demokracitë më të mëdha të mbi 100 viteve të fundit, ka patur gjithashtu dinastitë e veta. Duke ʩlluar me Kenedët, që kanë patur katër breza politikanësh në Partinë Demokratike, duke luajtur rol të dorës së parë në skenën kombëtare e ndërkombëtare nga 1947- 2011 e pas një pushimi prej dy vjetësh, edhe nga 2013 e deri më sot. Mes të cilëve ka patur një President, dy kandidatë për presidentë, senatorë e kongresmenë. Presidenti i dytë amerikan John Adams ishte babai i presidentit të gjashtë John Quincy Adams. Dinastia Adams shteroi në ʩllim të shekullit të kaluar, kur ʩlloi të ngjizej dinastia Bush. Preskot Bush ishte senator i Konektikatit. Djali i tij Xhorxh H. Bush u bë presidenti i 41 i SHBA dhe nipi Xhorxh W. Bush u bë i 43-ti. Një tjetër nip, Jeb Bush, guvernatori i Floridës kandidoi në presidencialet e vitit të kaluar. Familja Kenedi konsiderohet si më frymëzuesja mes tri dinastive. Sepse ajo reflekton simbolin e ëndrrës amerikane, të një familje emigrantësh që erdhën në tokën e premtuar në mesin e shekullit të XIX nga Irlanda, për të pushtuar botën. Përpjekje për dinasti të re politike bënë edhe Klintonët. Pas Bill, bashkëshortja Hillari përtej shumë pritshmërive, humbi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke shuar jo vetëm ëndrrën e saj, por edhe tendencën e krijimit të një familje të re të madhe politike në SHBA.

Shqiptarët më shumë kanë bërë përpjekje dhe në disa raste ia kanë arritur që të krijojnë dinasti pushteti jashtë trojeve tona, sesa brenda kuʩjve zyrtarë. Qyprillinjtë në Perandorinë Osmane, konsiderohen të tillë, por edhe të tjerë që themeluan Mbretëri nëpër botë. Shqipëria vetë nuk e ka traditë, por me sa duket është larg tendencës për të krijuar dinastitë e saj të reja politike. Leka, djali i vetëm i ish Mbretit Zog dështoi të luante ndonjë rol të dorës së parë në jetën politike, pas rikthimit në Shqipëri. Enver Hoxha ndryshe nga disa diktatorë të tjerë të ish Lindjes komuniste, apo siç janë rastet e Kubës dhe Koresë së Veriut, nuk i dha rol politik fëmijëve dhe familjarëve të tij. Një provë më shumë se në Shqipëri, kalimi i stafetës së përfaqësimit politik në Parlament, nga një brez tek tjetri brenda një familje, më shumë shihet si përpjekje për realizimin e ëndrrës së lënë në mes nga baballarët, sesa si një tendencë për krijimin e dinastive dhe familjeve të mëdha politike dhe të pushtetit.

Marrë nga Tiranapost.al

Next Post
Presidenti i Partizanit: Rënia e Tiranës nga Superliga, fatkeqësi. FSHF e mbylli sezonin siç donte, sistemi ka rënë

Presidenti i Partizanit: Rënia e Tiranës nga Superliga, fatkeqësi. FSHF e mbylli sezonin siç donte, sistemi ka rënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com