• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët e mitur, si t’i ushqejmë shëndetshëm deri në moshën 5 vjeç

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë e më shumë duket sikur fëmijët janë mbipeshë, por në fakt ka shumë gjëra që mund të bëjmë që fëmijët të kenë një peshë normale dhe të shëndetshme. Të qenit mbipeshë në vitet e para të jetës është diçka e keqe, jo vetëm për shëndetin e fëmijëve në këtë periudhë të jetës së tyre parashkollore, por edhe në të ardhmen.

Të vegjlit mbipeshë kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur mbipeshë, duke e vendosur veten para rreziqeve të shtuara për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe goditje të ndryshme.

Por ajo çfarë është për t’u nënvizuar është se jo gjithmonë është e lehtë të thuhet, nëse një fëmijë i moshës 2-5 vjeç është mbipeshë. Këta fëmijë mund të jenë mbipeshë edhe kur duken se nuk janë të tillë.

Lajmi i mirë është se ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj të arrijnë dhe të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Si bëhen mbipeshë fëmijët
Ashtu si dhe të rriturit, fëmijët bëhen mbipeshë kur konsumojnë më shumë kalori se sa kanë nevojë, përmes ushqimit dhe pijeve që përdorin. Por, në ndryshim nga të rriturit, fëmijët janë në proces rritjeje, që do të thotë se kanë nevojë për më shumë energji për t’u rritur. Është jetësore, që ata ta marrin këtë energji prej ushqimeve me vlera ushqyese, të shëndetshme dhe jo prej ushqimeve të mbushura me kalori boshe, me yndyrë dhe sheqer. Shumica e fëmijëve mbipeshë nuk kanë nevojë për dietë. Madje, ata as nuk kanë nevojë të humbasin në peshë. Në vend të kësaj, përpiquni thjesht që fëmijët të ruajnë të njëjtën peshë ndërsa zgjaten. Në këtë mënyrë, ata do të jenë shumë afër peshës së shëndetshme. Por, nëse mbipesha e tyre është shumë shqetësuese, është e rëndësishme të ndryshoni zakonet e tyre të të ushqyerit dhe të bëni që fëmijët të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.

Ushqim i mirë për fëmijët
Kur vjen puna te dieta e fëmijës suaj, nuk keni nevojë të numëroni kaloritë. Në vend të kësaj, jepuni atyre një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, në mënyrë që të krijojnë një stil të ushqyeri të shëndetshëm përgjatë gjithë jetës. Mënyra më e mirë për t’i bërë fëmijët të hanë shëndetshëm është, duke i drejtuar së pari përmes shembullit. Nëse fëmija juaj është mbipeshë mendoni për qëndrimin ndaj ushqimit në shtëpinë tuaj. A hani ju së bashku në tavolinë si një familje, apo merrni copëza ushqimesh dhe përtypeni ndërsa jeni në lëvizje? E mbani televizorin ndezur ndërsa hani? E përgatisni ushqimin vetë apo e merrni gjysmë të gatshëm?
Kini parasysh që të rregulloni vaktet e të ngrënit, në mënyrë që gjithë familja të ulet për të ngrënë së bashku, në vend që të lejoni fëmijët të hanë, kurdoherë që duan të bëjnë diçka të tillë.
Gatuani të njëjtin ushqim për të gjithë, edhe pse mund të mos jetë e mundur për të gjithë që të hanë në të njëjtën kohë. Fikeni televizorin ndërsa hani, pasi nëse televizori është ndezur mund të hani më tepër pa e kuptuar ose të shpërqendroheni.

Bëjini fëmijët të jenë më aktivë
Aktiviteti fizik bën që fëmijët të djegin kaloritë që kanë konsumuar. Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm, që fëmijët të zhvillojnë kocka dhe muskuj të shëndetshëm dhe të fortë. Veç të tjerave, të qenit aktiv është pjesë e fëmijërisë dhe është vërtet argëtuese. Fëmijët, të cilët mund të ecin vetë duhet të jenë fizikisht aktivë të paktën për tre orë çdo ditë, brenda dhe jashtë shtëpisë. Përveç kohës kur janë duke fjetur, fëmijët nën pesë vjeç duhet të evitojnë të qenit joaktivë për periudha të gjata. Të parit televizor për orë, ose të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë në një vend, nuk është mirë për shëndetin dhe për zhvillimin e tyre.

Rregulla për ushqyerje të shëndetshme
Bazojini vaktet e fëmijës në karbohidratë të tillë, si: makarona, oriz dhe patate.
Jepuni të hanë pesë racione frutash dhe perimesh çdo ditë.
Jepuni për të ngrënë proteina të shëndetshme nga mishi, peshku, vezët, fasulet apo thjerrëzat.
Mos u jepni yndyrna të ngopura, të cilat gjenden te mishi i procesuar, byrekët, kekët apo biskotat.
Mos u jepni ushqime me sheqer, si: biskota, kekë apo pije me gaz.
Mos u jepni pije me sheqer, si lëngjet e frutave të ëmbëlsuar dhe pije me gaz dhe nëse u jepni fëmijëve lëngje frutash pa sheqer, hollojini ata me ujë.
Zvogëloni përdorimin e kripës në gatim dhe në tryezë. Shumë fëmijë mbi moshën 4 vjeçare konsumojnë shumë kripë. Ushqimet e gatshme dhe mishi i procesuar, zakonisht përmbajnë shumë kripë.

Ushqimet midis vakteve
Nëse fëmija juaj është i uritur ndërmjet vakteve, jepini atij ushqim të shëndetshëm si fruta të freskët apo një gotë me qumësht.  Mënjanoni ushqimet me sheqer, si biskotat, çokollatat apo kekun.
Kalciumi është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët, kështu që sigurohuni që fëmija juaj të marrë tre racione me ushqime të pasura me kalcium çdo ditë. Ushqimet me bazë qumështin janë një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, kështu që këto tre racione mund të jenë një gotë me qumësht, një copë djathë ose kos.
Nga mosha dy vjeç e tutje, mund t’i jepni qumësht gjysmë të skremuar fëmijës tuaj. Qumështi plotësisht i skremuar nuk është i përshtatshëm deri në moshën pesë vjeçare.

Këshilla për ata që nuk duan të hanë
Nëse fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të caktuara, mund të duket e vështirë që ta bëni të ndjekë një dietë të shëndetshme.
Përpiquni të ndryshoni zakonet e të ushqyerit të fëmijës suaj hap pas hapi. Së pari, mendoni për zakonet e të ngrënit të pjesës tjetër të familjes, pasi fëmija mund të jetë duke kopjuar pikërisht këto zakone. Nëse ju nuk hani perime, edhe fëmija juaj nuk ka gjasa t’i hajë.
Mendoni se cila është dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar, që dëshironi që fëmija juaj të hajë dhe pastaj bëjeni atë normale në shtëpinë tuaj.
Gradualisht futni në dietën e fëmijës suaj një gamë të gjerë ushqimesh, duke përfshirë fruta dhe perime.

Provoni të ndiqni këto këshilla:
Në fillim jepuni fëmijëve vetëm sasi të vogla të ushqimeve me të cilët nuk janë familjarë. Lavdërojeni fëmijën tuaj që po provon ushqime të reja, por mos e kritikoni në qoftë se nuk e bën. Vaktet e të ngrënit duhet të jenë kënaqësi, jo stresuese apo t’i ngjajnë një testi.
Të dhënat tregojnë se ushqimet e reja, nganjëherë duhet të ofrohen deri në 15 herë para se të pranohen nga fëmijët, por ju duhet t’ua ofroni këto ushqime në sasi shumë të vogël çdo herë. Jini i durueshëm dhe vazhdoni t’i jepni ushqim fëmijës tuaj në raste të ndryshme.

Shije.al

Next Post

KUVEND / Mogherini 'shuplakë' deputetëve: Vuani nga një mungesë besimi dhe dialogu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In