• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Fëmijët dolën zbathur nën rrebesh, unë u bllokova”, nëna e 3 djemve rrëfen tmerrin nga tërmeti

by A R
27/10/2016 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irma është një shqiptare që jeton prej vitesh në Itali bashkë me burrin dhe 3 djemtë, 18, 13 dhe 5 vjeç. Tërmetet që shkundën dje sërish Italinë dhe sollën terror e frikë për banorët, tronditën jo pak edhe familjen e saj që jeton 50-60 km larg epiqendrës. Në një rrëfim për “BalkanWeb”, Irma tregon minutat e para të tmerrit, kur fëmijët e saj vrapuan këmbëzbathur me gjithë shiun rrebesh dhe dolën jashtë shtëpisë, ndërsa ajo vetë u bllokua brenda. “Ishin 2 minutat më të gjata të jetës sime, mendova se do vdisnim”, thotë ajo.  Bashkëshorti i saj prej mbrëmjes së djeshme ndihmon në qendrat e pritjes që janë ngritur nga Mbrojtja civile.

– Irma kur ndodhi tërmeti i parë dje ku ishit dhe çfarë bëtë?
Tërmeti i parë ndodhi në orën 19:11, kohë darke dhe shumica e njerëzve ndodheshin në shtëpi.
Unë isha në dhomën time dhe po përgatitja çantën për të ikur në punë dhe 2 fëmijët e vegjël ishin në sallon por me derën e jashtme hapur se po flisnin me shokun e tyre. Gjëmonte e binte shi. Po prisnim që të vinte burri me djalin e madh të hanim darkë dhe ndërkohë po përgatisja çantën në dhomë. Dëgjova një zhurmë sikur kalon treni kur e ke afër dhe bërtita sa kisha fuqi “jashtë-jashtë “dhe my mbyll dera e dhomës e mundohesha ta hapja. I ulërija djalit që është 13 vjeç dhe të voglit, Gabri, Romeo e qaja duke bërtitur. Ishin 2 minutat më të gjata të jetës sime dhe për një moment mendova se e shëmbi e do vdisnim.

Kur mbaroj dridhja mu hap dera dhe vrapova drejt sallonit te fëmijët po ata falë Zotit kishin dalë dhe më thërrisnin nga jashtë të traumatizuar, zbathur, në shiun që binte me kova jo me pika.

Pastaj erdhi burri me vrap, ndërsa djali ishte në qendër. U bllokuan linjat e telefonit dhe nuk komunikoje dot me asnjëri, falë Facebook-ut lidhëm e bëmë grup në mesanger.

Dolëm të gjithë përjashta. Paniku në maksimum, alarmet e makinës u aktivizuan dhe të bankave. Pastaj lexuam që kishte qenë tërmet 5.6 ballë i shkallës rihter.

-A patët ndonjë njoftim nga autoritetet?
Protezione civile u aktivizua e para, direkt në shërbim për t’u përgatitur për më keq. Kryetari i Bashkisë mbrëmjen e djeshme njoftoi të gjithë ata që kishin nevojë të strehoheshin pasi lëkundjet ishin tepër të forta, prej 5.6 ballë dhe 6.2 dhe gjithë vendi ishte jashtë shtëpive ose në sheshe. Kishte shumë panik dhe kanë hapur pallatin e sportit. Autoritet e vendit, si Bashkia, zjarrfikësit, karabinierët u vunë në lëvizje.

– A fjetët në shtëpi apo dolët jashtë?
Pastaj u kthyem brenda për të parë nëse kishim dëme dhe dëgjuam lajmet që thoshin se epiqendra ishte Umbria dhe zonat afër nesh si Camerino Macerata. Burri mori fëmijët e vajti në qendrën e Mbrojtjes Civile, unë shkova në punë, ku i bëj asistencë një të moshuari 92-vjeçar.

– Sa larg epiqendrës së tërmetit jeni?
Ne jemi rreth 60 km larg ose 30-40 minuta nga epiqendra. Jemi në Nocera Umbra, provincë e Perugias.

-Aktualisht a qëndroni në shtëpi apo në qendrat e pritjes?
Gjatë ditës rrimë në shtëpi me dyert hapur . Nuk e di sot si do t’ia bëjmë në ditët e ardhshme, sonte do rri në qendrën e protezione civile me gjithë fëmijët se bashkëshorti im është në gatishmëri, pasi na kanë thënë se do ketë plot tërmete të tjerë.

– Po qytetarët e tjerë a janë kthyer në shtëpi?
Të gjithë rrinë nëpër makina se nuk duan të braktisin shtëpitë, shumica janë kthyer, po të tjerët shpresojnë mos të ketë më tërmete të forta se me lëkundje të lehta janë mësuar pasi është zonë tërmetesh. Po të gjithë janë shumë të frikësuar, u ka hyrë frika në palcë, por nga ana tjetër kanë frikë të lënë shtëpitë se mos i vjedhin. Si zonë ka rreth 6 mijë banorë dhe rreth 200 janë shqiptarë, kryesisht nga Vlora, Fieri e Rrogozhina. (Përgatiti: Miranda Kastrati)

irma-termetiirma-termeti-1irma-termeti-2umbria-termeti-1umbria-termeti-2umbria-termeti-3

Next Post
Shkodër, digjen rreth 2700 rrënjë kanabis

Tiranë/ Asgjësohen 650 bimë kanabis në Shëngjergj, arrestohen dy persona, dy në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In