• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmija që u bë nënë 2 herë, djali tregon historinë e jashtëzakonshme: Mami na solli në jetë kur ishte 15 vjeçe

by A R
16/06/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aureli është vetëm 20 vjeç, por ka parë e përjetuar gjëra përtej moshës së re. Ai vjen nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rrëfyer historinë e gruas që i dha jetë. Nëna e Aurelit ka kaluar shumë sfida që prej fëmijërisë, të cilat ai nis t’i tregojë një e nga një për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Në moshën 6-vjeçare, ajo humbi nënën e saj dhe babai u rimartua. Nëna dhe tezja e Aurelit jetonin me ta, por marrëdhëniet nuk ishin aspak të mira. Në një moment, nëna e tij vendosi ta merrte vetë jetën në dorë.

Aurel: Kur mbushi 12 vjeçe, kur shkonte në dyqan apo që dilte jashtë, babai im e shikonte dhe rrinte duke e ngacmuar.

Ardit Gjebrea: Që 12 vjeç?

Aurel: Që 12 vjeçe, po. Babai im mund të ketë qenë 16-17, nuk e di tamam dhe e ngacmonte. Mamaja shikonte njerëz të tjerë aty në lagje që po martoheshin, merrnin dhurata, i dukej sikur ishte një gjë e bukur. Komshiu që rrinte afër mamit i jepte letrat që i shkruante babi dhe ajo i tha që ‘nëse më do, eja më merr nesër në mëngjes’. Ngaqë nuk shkonte shumë mirë me njerkën, donte vetëm të largohej.

Bashkëjetesa e nënës së Aurelit kur ishte vetëm 12 vjeçe u mor vesh shumë shpejt. Jo vetëm kaq, por në moshën 13-vjeçare mbeti shtatzënë e një vit më vonë, u bë nëna e një vajze. Në moshën 15-vjeçare, erdhi në jetë edhe Aureli.

Ndonëse ajo kishte shpresuar se me ikjen nga shtëpia do të gjente qetësi, nuk ndodhi kështu. Aureli thotë se nuk do ta falë kurrë babanë e tij për gjithçka u ka bërë, edhe pse sot kanë një marrëdhënie të mirë.

Aurel: Qëkur e ka marrë, jeta e saj u kthye edhe më në ferr, u bë edhe më keq. Familjarët ishin të mirë, me ta shkonte mirë, por me babin nuk shkonte shumë mirë. Ai e keqtrajtonte shumë. Unë sot flas akoma me babin, e dua shumë, e respektoj, e kam baba, por gjërat që i ka bërë nënës time dhe familjes nuk mund t’ia fal asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Çfarë i bënte mamit?

Aurel: Shumë gjëra. Unë kam qenë i vogël atëherë dhe nuk i mbaj mend shumë, por një gjë që mbaj mend ishte që mami po hante bukë dhe ai e rrahu në syrin tim.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Aurel: Mund të kem qenë 5-6  vjeç.

Ardit Gjebrea: Tani që je rritur, çfarë tregon mami për ato momente se ti ishe i vogël?

Aurel: Ajo nuk ka dëshirë të më tregojë asgjë.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk do të të tregojë.

Aurel: Nuk do sepse nuk do që ta urrej babin tim.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati kjo bashkëjetesë?

Aurel: 12 vite, vetëm se ishim unë e motra në mes.

Ardit Gjebrea: Kishte ndonjë motiv që babi nuk sillej mirë me mamin?

Aurel: Motivi i tij ishte vetëm se pinte shumë, luante bixhoz, largohej nga shtëpia me muaj.

Ardit Gjebrea: Kush kujdesej për ju?

Aurel: Mami.

Ardit Gjebrea: Në cilin moment mami vendosi të divorcohej nga babi?

Aurel: Kur na erdhi mundësia për të ikur në Itali.

Nëna e Aurelit shkoi në Itali dhe përpiqej të punonte, ndërsa fëmijët qëndronin te motra e saj. Kjo situatë vazhdoi për 8 muaj dhe ndonëse fëmijët ndiheshin mirë, nëna përjetonte të kundërtën për shkak se motra kishte familjen e saj.

Më pas, vendosën të shkonin në Gjermani ku kërkuan azil. Për 4 muaj, u rraskapitën nëpër kampe me kushte të vështira dhe ajo i pyeste vazhdimisht nëse donin të ktheheshin pranë të atit, por Aureli shprehet se refuzonin vetëm që nëna mos të kalonte sërish në të njëjtin kalvar që e dinin se e priste.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Tifozët anglezë provokojnë serbët me flamurin kuqezi, i vihet flaka! Ndërhyjnë shqiptarët

VIDEO/ Tifozët anglezë provokojnë serbët me flamurin kuqezi, i vihet flaka! Ndërhyjnë shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

November 5, 2026
Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

November 5, 2026
Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Nations League/ Tekniku Maran shpall nesër listën e Kombëtares për dy sfidat e nëntorit!

November 5, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

November 5, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

November 5, 2026
Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

November 5, 2026
Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In