• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Felaj: PD “sabotoi” komisionin “Tahiri”, kishte frikë për disa të vërteta të hidhura për ta!

by Java News
11/02/2019 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj foli në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, këtë të hënë, për dy komisionet hetimore të ngritura me kërkesë të opozitës, për Tahirin dhe Cakajn, duke pretenduar se ai ndaj Tahirit do të nxirrte “të palarat” e opozitës në lidhje me çështjet e drogës. Sot kemi parë një reagim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me çështjen e tij gjyqësore. Zonja Felaj ishte vet pjesë e një komisioni hetimor për këtë çështje. Por, çfarë ndodhi me atë komision? Pse nuk u mblodh dhe pse nuk funksionoi?

“Është e drejta e çdo personi në hetim që të shprehet për zgjatjen e afatit të hetimeve. Në momentin që gjykata ka vendosur që hetimet të mos zgjaten më tej, do të thotë që prokuroria duhet t’i përfundojë ato dhe natyrisht të vendosë edhe për fatin e çështjes”, tha Felaj.

Sa i përket komisionit hetimor, Felaj tha se Kuvendi vendosi ngritjen e tij që në mars të vitit të kaluar, me një afat veprimi prej 6 muajsh.

“Në këtë hark kohor, opozita ka thirrur vetëm 3 mbledhje, sepse të drejtën për të thirrur mbledhje e ka kryetari, që është i opozitës. Opozita bllokoi kërkesat e mazhorancës, ndërkohë që vet ka dërguar 24 kërkesa, për të cilat ka marrë 24 përgjigje dhe vetëm për 2 përgjigje që vijnë nga Ministria e Brendshme dhe organit të Tatimeve, që kërkonin më shumë kohë, opozita pretendon se ne e kemi penguar punën e komisionit. E vërteta është se, opozita e humbi rrugës interesin për këtë komision. Në shtator ne e zgjatëm afatin e veprimit deri në dhjetor dhe komisioni nuk u mblodh asnjëherë”, tha Felaj.

Por përse e humbi interesin opozita, kur e kishte “kalë beteje” politike?

“Ne njohëm qartësisht opinionin publik dhe opozitën vet me të gjitha kërkesat që donim ne të vinim në pah, për të treguar që fenomeni i drogës nuk është një fenomen i lidhur me vetëm një mandat tonin qeverisës, por që kishte filluar më herët, apo që bart brenda shumë të vërteta të hidhura për opozitën e sotme, e me sa duket opozita pati frikë t’i ballafaqonte këto me opinionin publik”, tha Felaj.

Sipas saj, fakti që komisioni e përfundoi afatin e vet të veprimit në dhjetor, e opozita vjen në Kuvend në fund të janarit me kërkesën për zgjatjen e tij, është thjesht për të ngritur sa më shumë dritare nga ku të mund të flitet kundër qeverisë dhe për të krijuar idenë e tensioneve në çdo aspekt në këtë vend.

Opozita ka kërkuar një komision hetimor edhe për zv.ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. A është mbledhur ky komision me kryetar Enkelejd Alibeajn?

“Kjo është një tjetër provë që i tregon publikut se këto komisione ngrihen thjesht dhe vetëm për të bërë propagandë. Ai nuk është mbledhur, edhe pse sipas ligjeve, Alibeaj duhej ta kishte thirrur që javën e kaluar, sepse detyrohet ta thërrasë brenda një jave”, tha Felaj.

/a.meta

Next Post
‘Dosja 339’/Opozita dhe në fundjavë nuk i ndahet Dakos

Vendimi për Tahirin, PD: Ishte i paralajmëruar! Pyetjet që mbetën pa përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In