• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Tahirin, PD: Ishte i paralajmëruar! Pyetjet që mbetën pa përgjigje

by Java News
11/02/2019 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mos zgjatur hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe PD. Përmes deputetit demokrat Flamur Noka, PD shprehet se ky vendim ishte i paralajmëruar.

“Sa herë që Saimir Tahiri ka një hall me gjykatat dhe prokurorinë, sistemi i ri i drejtësisë provon se është plotësisht në shërbim të tij. Partia Demokratike ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm për të ndërprerë praktikisht hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin.

Fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ministrit të Brendshëm.

Pastaj, përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve, sië u faktua, në kundërshtim me ligjin.

Tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave. Kjo do të thotë se, nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje, dosja mund të shkojë në gjykatë e paplotë. Sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Saimir Tahirin, në dosjen e tij ka faktë të rënda të përfshirjes së familjarëve më të afërt të Saimir Tahirit me grupin e Habiljave. Në vend që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit, është më mirë të ngarkojë dikë që t’i përgjigjet një pyetje të thjeshtë:

A kanë udhëtuar së bashku me Habilajt, të cilët ai i quan llum, babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit? Vendimi i gjykatës për të penguar vijimin e plotë të hetimeve vjen pas kërcënimeve publike të pak kohëve më parë të vetë Saimir Tahirit. Me mbështetjen publike të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që të mos guxojnë të vazhdojnë hetimin ndaj tij. Vendimi i sotëm i Gjykatës është një tjetër goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi. Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar. Është momenti edhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur! I ftojmë ata që ta bashkojnë zërin e tyre me zërin e mijëra shqiptarëve të tjerë në 16 shkurt përpara kryeministrisë për t’u dhënë shans Shqpërisë të bëhet një vend normal, ku drejtësia është në shërbim të njerëzve të zakonshëm dhe jo të kriminelëve me pushtet”, tha ai.

/a.meta

Next Post
Champions/ Sot luhen ndeshjet e fundit të grupit, Liverpool do të presë Napolin

Champions League rikthehet me ndryshime të mëdha, 4 rastet kur do përdoret 'VAR'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In