• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fehmi Abdiu: Reforma tremb politikanët që kanë kryer krime në të kaluarën

by Aalison Pearse Stevens
26/03/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, zvarritjen reformës në këtë fazë vendimtare e quan një “luftë” politike të tekave të opozitës dhe të maxhorancës. Krijimi i Prokurorisë Speciale larg ndikimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas tij, është një sinjal pozitiv se ky organ do të hetojë në pavarësi të plotë aktivitetin antikushtetues të politikanëve në të kaluarën.

Zoti Abdiu palët kanë kaluar 4 nga 10 pikat që përmban paketa e reformës në drejtësi. Papritur negociatat janë ndërprerë. Çfarë po ndodh sipas jush dhe a rrezikon që ky proces të zvarritet gjatë?

Përfundimi i shpejtë i procesit të reformës në drejtësi që ka filluar prej dy vitesh, tashmë është domosdoshmëri, pavarësisht faktit se partitë janë të interesuara apo jo që ta mbyllin këtë proces. Argumentet që të çojnë në këtë përfundim janë këto: 1) Nuk do të zvarritet procesi pa fund, sepse është shpenzuar mjaft energji dhe kohë në mënyrë të pajustifikuar. Ky proces në kushte normale tashmë duhet të kishte mbaruar dhe në fund të kësaj legjislature kjo reformë duhet të ishte kopsitur. 2) Është një nga kërkesat e imponuara nga faktori ndërkombëtar dhe 3) Funksionimi i drejtësisë sipas standardeve ndërkombëtare është një nga kërkesat kryesore të popullit shqiptar, i cili ka krijuar një imazh tejet negativ për qeveritë, madje dhe më shumë negativ se çfarë janë ato në të vërtetë.

Opinioni se politika është shumë e egër dhe e paprekshme nga drejtësia më shumë ka nevojë të shkulet nga mendjet e shqiptarëve. Po ashtu argument tjetër që imponon këtë reformë të kryhet me prioritet, ka të bëjë me sfidat integruese që ka përpara Shqipëria, siç është fillimi i negociatave për në BE. Reforma do të mbarojë shumë shpejt, por jo brenda datës 30 mars siç ka paralajmëruar shefi i maxhorancës, pasi kjo është e pamundur. Afati i vënë nga maxhoranca është vetëm një nga faktet që ka irrituar opozitën që të bllokojë reformën, e cila dukej se po shkonte drejt përmbylljes. Opozita edhe pse detyrimisht do të japë kontributin dhe vulën e saj në reformën në drejtësi, ajo do që mundësisht të zvarrisë sa më shumë reformën sepse ka interes për këtë.

Miratimi i kësaj pakete a shënon ndonjë sukses të madh për Shqipërinë?

Unë mendoj se miratimi i kësaj pakete nuk duhet parë si një sukses i madh i politikës shqiptare, sepse kjo është vetëm njëra anë e kësaj medalje. Kjo reformë, vetëm me miratimin e paketës, nuk mund të quhet reformë. Implementimi i kësaj pakete ka vështirësitë e saj dhe një nga pikat më të vështira është ndryshimi i mentalitetit shqiptar në raport me drejtësinë. Së pari duhet të ndryshojë mentaliteti i tyre, subjektet që e ushtrojnë atë. Po ashtu duhet të ndryshojnë mentalitetin e tyre për drejtësinë subjektet politike. Mos harroni që edhe nesër kur të ketë ligje të tjera dhe kushtetutë tjetër, faktori politik do të jetë ky që është, i cili është mësuar që të ndërhyjë dhe të ketë ndikim sa të dojë. Ka nevojë të pësojë ndryshim edhe mentaliteti i funksionimit të punës së organit gjyqësor. Duhet të ndryshojë imazhi që është krijuar për gjyqësorin, ku shumë procese gjyqësore tejzgjatjen, pra duhet të bëjmë të mundur që afatet gjyqësore të jenë më të shkurtra dhe kjo të përcaktohet dhe me ligj. Imazhi, pastërtia dhe shtimi i kontrollit në punën e gjyqësorit duhet të shtohet, pa prekur pavarësinë e gjyqësorit. Dhe mbi të gjitha të ndryshojë pastërtia e figurës së gjyqtarit. Që të bëhet kjo, nuk bëhet kollaj sepse do kohë që të ndryshojë ligji për organet në drejtësi, penal, civil. Do të shtohen më shumë se 20 ligje që nuk ndërrohen dhe nuk përshtaten kollaj. Veç këtyre duhen forca të reja dhe para. Por, duke parë garancinë që ka dhënë faktori ndërkombëtar dhe optimizmin që kemi sot, shpresoj që kjo do të bëhet.

Byroja e Hetimit do të jetë e pavarur si nga Ministria e Brendshme ashtu dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Si e shihni ju këtë zgjedhje?

E rëndësishme është që Prokuroria Speciale që do të të krijohet do të ketë kompetencat e duhura. Pavarësia e këtij organi, por dhe përgjegjshmëria e punonjësve që do të kryejnë hetimet që do t’i kërkojë ligji. Është vepruar shumë mirë që ky organ që do të krijohet u shkëput nga Ministria. Por dhe shkëputja nga organi i Prokurorisë ka disa avantazhe. Prokuroria nuk e di se sa mund të quhej e pavarur, po ashtu nuk e di sa mund t’i quajmë Prokurorët të përgjegjshëm. Unë di të them se prokuroria, jo pak herë, është treguar e përgjumur dhe jo eficente për të përmbushur detyrën.

Sa do të ketë mundësi një prokuror shqiptar që të hetojë një politikan?

Ky organ atë ditë që do të fillojë të ushtrojë veprimtarinë e vet do të ketë të drejtë të zhvillojë çështje të ndryshme penale ndaj subjekteve të caktuar. Si ndaj politikanëve tanë të famshëm dhe shumë të tjerëve brenda kritereve të përcaktuara në kodin e procedurës penale. Mundet që legjislativi t’i japë këtij organi të ri kompetencë të veçantë që të hetojë çështje edhe për periudha relativisht të gjata për çështje ë caktuara, sipas procedurës penale. Deklaratat e ambasadorit amerikan kanë qenë interesante, madje shpesh dhe të papritura. Deklaratat e tij na bëjnë të mendojmë se ky organ do të merret dhe për periudhat e kaluara të politikanëve, ku mund të ketë dyshime se këto kanë kryer vepra penale. Kjo në fakt duhet të ndodhë sepse në Shqipëri kanë kaluar kaq kohë dhe nuk janë vënë para drejtësisë politikanët që kanë kryer “mëkate” dhe shumë prej këtyre “mëkateve” kanë mbetur pa u hetuar dhe pa autor. Nëse kjo trupë do të arrijë të bëjë atë që nuk është arritur prej kaq vitesh atëherë populli do t’i jetë mirënjohës kësaj trupe.

A janë të rëndësishëm prokurorët që do të zgjidhen?

Rastet që do të hetohen do të jenë delikate pasi pjesa më e madhe janë çështje që kanë për protagonistë politikanët dhe nuk janë pak të komplikuara rastet e tilla. Faktori kryesor që ky organ të jetë efiçent është ndershmëria e atyre që i zgjedhin. Ka qenë koha, është dhe do të jetë koha që të ketë një prokuror, aq më tepër një prokuror që ka gjithë pavarësinë dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të kryer detyrën e caktuar. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, prokurorët që do të caktohen do të çojnë para drejtësisë cilindo politikan që ka pasur probleme me ligjin.

Isuf Kurtaj

Next Post

Bruksel, arrestohet terroristi i tretë i aeroportit, është gazetar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In