• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faza e dytë nis me shpalljen “non grata” të Metës dhe goditjen penale për të dy

by Spartak Ngjela
22/05/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.

Asnjë ditë çlirimi, në thelb nuk ka qënë e tillë në 100 vjet, sepse, si rregull, shqiptarët janë pushtuar nga ata që kanë pretenduar vendin e çlirimtarët.

Edhe në vitin 1992, që u gëzuan për likuidimin e pushtimit komunist, shqiptarët u pushtuan sërisht për 30 vjet nga barbaria e korrupsionit të lartë shtetëror.

Tani, më në fund, po vjen me hap galopant edhe çlirimi i shqiptarëve nga uzurpatorët e korruptuar, por edhe çlirimi i vetë shqiptarizmit që ka qënë i shtypur në këta tridhjetë vjet nga shitësit vulgarë të interesit kombëtar.

Po si po precipitojnë ngjarjet?

l.Politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror. Dhe koha erdhi.

Para dy ditësh Departamenti i shtetit e shpalli Sali Berishën njeri të padëshiruar dhe të papranueshëm për Amerikën.

Dje, ekspertët konstitucionalistë në  Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan që presidenti Meta ka shkelur kushtetutën.

Javën që vjen, Parlamenti do të pushojë Metën me 2/3 e votave.

Dhe çështja menjëherë i shkon Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pushimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës, dhe kështu kuptohet se  Meta është pa imunitet

Kjo është faza e parë.

Po faza e dytë?

ll.Si rregull, faza e dytë duhet të fillojë me shpalljen e Ilir Metës si person non grata në Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale të Berishës dhe të Metës. Por, shenjat janë që bashkë me ta, do të fillojë edhe goditja penale për grupin e parë të të korruptuarve të lartë, i cili nuk është i vogël.

Po këta krerë të korrupsionit të lartë shtetëror, do të kundërveprojnë?

E kanë të pamundur. Ata para një muaji, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë numërimit të votave, thanë se do të bënin kryengritje.

Pse nuk e bënë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse sot në Shqipëri janë 8000 trupa ushtarake amerikane me të gjitha pajisjet motorike, me të cilat po zhvillohet një stërvitje ushtarake me synim kundër kërcënimit rus kundrejt Shqipërisë.

Por, e gjithë kjo situatë force kundër korrupsionit të lartë shtetëror, çfarë ka sjellë te të korruptuarit e lartë në Tiranë?

lll.Asgjë të veçantë nuk ka sjellë, po vetëm një frikë që i ka futur në një gjendje për të folur përçart.

Saliu, për shembull, i tha shqiptarëve se do të fuste në burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, që e kishte shpallur person non grata në Amerikë.

Por, shqiptarët e pyetën: Ku do ta arrestonin, dhe ku do ta dënonin Blinkenin?

Dhe Berisha iu tha: Unë do ta dënoj në një vend asnjëanës, në Francë.

Dhe shqiptarët i bëri për të qeshur.

Kurse, në fakt, po ta dinte presidenti antiamerikan i Francës, Sharl de Gaulle këtë formulë çudibërëse të Sali Berishës, do ta kishte dënuar me burgim John Kennedy-n qëkurse ky ishte senator dhe fyeu rëndë dhe u tall me presidentin e Francës, De Gol, për tmerret që ky po bënte kundër popullit algjerian, i cili luftonte për pavarësinë e tij. Çfarë nuk i tha Kennedy atëherë de Gaull-t, madje edhe në vitin 1962, kur ishte President i Shteteve të Bashkuara. Është tallur dhe e ka fyer rëndë.

Ku ta dinte Degoli i shkretë që me një gjykatë franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin, dhe në fakt, do t’i kishte bërë nder vetë Kenedit, se ky do të kish jetuar të paktën dhe 40 vjet pas vitit 1963, kur e vranë.

lll.E kuptoni se në çfarë gjendje të rëndë mendore ndodhet sot korrupsioni i lartë shtetëror. Por jo vetëm këta, por në një gjendje të mjerimit mendor kanë rënë edhe gazetarë e pronarë mediash të paguar, që nuk dinë se çfarë thonë në mbrojtjen që i bëjnë korrupsionit të lartë shtetëror. Por, në fakt, edhe një përqindje jo e vogël e këtyre është e kërcënuar gjithashtu nga antikorrupsioni që sapo ka hyrë triumfalisht në skenën makabër të politikës shqiptare.

Do t’i shikoni të gjitha: në Shqipërinë që po çlirohet, në fakt, ka filluar edhe një tragjikomedi që do t’i kënaqë shqiptarët, kur këta do ta shohin natë për natë nëpër ekranet e televizorëve të tyre.

Next Post
Gara për kryetar në PD/ Edith Harxhi: Të kthehemi në vlerat e ’90!  I vonët reagimi i Metës për Berishën!

Gara për kryetar në PD/ Edith Harxhi: Të kthehemi në vlerat e '90! I vonët reagimi i Metës për Berishën!

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Gaza e trete nis me RILINDJEN dhe kreu e saj mo Taku?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën për negociatat: La kokrrën e namit me urrejtje dhe molotov, Shqipëria fitoi

Rama sulmon opozitën për negociatat: La kokrrën e namit me urrejtje dhe molotov, Shqipëria fitoi

May 24, 2026
Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

May 24, 2026
Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme

Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme

May 24, 2026
Prag-tragjedie/ Piloti pëson atak në zemër, avioni me 220 pasagjerë në bord bën ulje emergjence në Portugali

Prag-tragjedie/ Piloti pëson atak në zemër, avioni me 220 pasagjerë në bord bën ulje emergjence në Portugali

May 24, 2026
Tabaku: Europa nuk është slogan politik! Integrimi kërkon reforma reale, jo triumfalizëm bosh

Tabaku: Europa nuk është slogan politik! Integrimi kërkon reforma reale, jo triumfalizëm bosh

May 24, 2026
Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

May 24, 2026
“Shumë kaos në lëvizjet e Trumpit”, Ish-këshilltari i Obamës zbërthen krizën SHBA–Iran: Ai kërkon dorëzim, jo marrëveshje

“Shumë kaos në lëvizjet e Trumpit”, Ish-këshilltari i Obamës zbërthen krizën SHBA–Iran: Ai kërkon dorëzim, jo marrëveshje

May 24, 2026
Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

May 24, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Dinjitari dhe dinjiteti: Kur mungesa e kulturës protokollare paraqitet si modernitet

May 24, 2026
Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In