• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Favorizuan operatorët privatë në tendera, paditen 8 zyrtarë në Mallakastër

by A R
16/06/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë zyrtarë lokalë në Mallakastër janë kallëzuar në Prokurori ga KLSH-ja për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizimin e operatorëve ekonomik privat.

Konkretisht, 5 anëtarë të Komisionit të Ofertave në bashkinë Mallakastër dhe 3 anëtarë të komisionit në ish-komunën Fratar.

Kontrolli i Lartë të Shtetit doli në këtë vendim pasi përfundoi auditimin në Bashkinë Mallakastër për vitet 2013 – 2015”. Njëherësh, i ka rekomanduar bashkisë Mallakastër masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 48,730,994 lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike në procedurat e prokurimit me objekt: “Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit” (vlera e prokuruar 41,5 milion lekë dhe “Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të Komunës Fratar” (vlera e prokuruar 67,7 milion lekë).

Është konstatuar se në këto procedura operatorët konkurrues kanë paraqitur dokumentacion me mangësi, si operatorët e skualifikuar me të drejtë dhe operatorët e kualifikuar dhe shpallur fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Në të dy procedurat e prokurimit konstatohet vlerësim fiktiv nga ana e KVO-së, në papajtueshmëri me kërkesat e ligjit, pasi OE nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga AK. KVO duke kualifikuar ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim ka vepruar në kundërshtim me nenet 46, 53 të ligjit nr. 9643, date 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (LPP) dhe Kreu V të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. KVO të tre këto procedura duhet të kishte skualifikuar dhe në zbatim të neneve 24/ç dhe 47 të LPP duhet ti kishte kërkuar Titullarit të Autoritetit Kontraktor anullimin dhe përsëritjen e procedurës së prokurimit.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga R.SH. J.A. E.N. E.I. dhe J.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në Bashkinë Mallakastër) në procedurën e prokurimit me objekt: “Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit”, dhe K.A. S.D. dhe H.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në ish-Komuna Fratar) në procedurat e prokurimit me objekt: “Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të komunës Fratar”, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme./a.m.

Next Post

Sturridge shënon në fund, Anglia fiton derbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com