• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatosin e burgosi Shane Korbeci

by Frrok Çupi
13/07/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ngjarjet e historisë nisin nga fundi i saj, si në ekzistencializëm kur ‘e djeshmja nis nesër’. Dje, ish- presidenti (1992-97) Sali Berisha deklaroi publikisht se ‘Fatos Nanon nuk e burgosa unë, e burgosi Shane Korbeci…’.

Kjo nuk është një marrëzi.

Fatos Nano ishte kryeministër, kryetar i PS, kryetar i opozitës, kryeministër edhe dy herë të tjera; i burgosur politik në regjimin e ‘demokracisë’. Ndërsa Shane Korbecin e njohin pak njerëz sot. Inxhiner mekanik, eksponent politik i sistemit komunist, 10 vjet ministër që nga viti 1981 derisa komunizmi dha shpirt.

Fatosi u burgos në verën e vitit 1993, ndërsa në vitin 1994 u dënua me 12 vjet burg. La burgun në vitin 1997, në momentin kur shteti i ‘demokracisë’ ra dhe të gjitha burgjet u zbrazën. Kur ra shteti në vitin 1997, gjithë bota demokratike mori lajmin se ra shteti ‘gangster dhe i dhunshëm’ që kishte kontrolluar edhe kur merrnin frymë kundërshtarët. OKB solli këtu 6000  trupa ushtarake për të mbrojtur individët nga njëra tjetri dhe nga mbetjet e shtetit të rënë. Në këtë shtet me dhëmbë hekuri dhe pa shpirt, Sali Berisha tha dje se Fatos Nanon e kishte burgosur një ministër i periudhës së humbur të komunizmit (!).

Por megjithatë ministrat e regjimit të rënë kishin në dorë të burgosnin kryetarin e Opozitës në regjimin pasardhës (!). E tha vetë presidenti i kohës.

Kjo nuk është një marrëzi!.

Këtu ndizet drita e kuqe e alarmit për alibinë e autorit të krimeve se ‘e djeshmja nis nesër!’. Autori i burgosjes së Fatosit, dhe autor i rrënimit të vendit që nga viti 1992, autor i mijëra viktimave njerëzore, ndien se ka ardhur ora për ‘nesër’.

Berisha nesër në Beograd:

-Unë ju dhashë naftën dhe armët për luftën e Kosovës dhe të Srebrenicës. E dija se do të vinte kjo ditë, domethënë sot!

-Nesër? Nesër, që sot, jam këtu. Kur thashë se ‘nuk kam lidhje me Sllobon’ e thashë për atëherë; tani jemi nesër.

– Unë armik me ju? Ajo ishte loja, ju i dini lidhjet mes nesh. Edhe Karaxhiçin nuk e kam mohuar kurrë pse ngjajmë të dy. Mlladiçin nuk e kam takuar kurrë.

-Arkanin e takova dhe fola; takova edhe Sllobon, por këtë e lëmë njëherë për njëherë.

– Kam falënderim për Mumirin ( Bullatovic)  për librin që shkroi; sot e kam dëshmi se ‘nesër’ isha me ju.

– Kam dhënë prova të vështira, qysh me zhdukjen e Remzi Hoxhës… Erdhi ajo që  prisja, ‘nesër’.

Berisha nesër në Kosovë:

-A u kisha thënë ‘mos e besoni Amerikën!’. U thashë kur ishit në Rambuje ‘mos nënshkruani’. E shikoni, tani Amerika ra, çka ban Kosova!.

-Rugovën?… Ibra kishte marrë vesh lidhjet e mija me Sllobon, e qysh atëherë nuk e desha afër. Nuk e vrava, për hir të së vërtetës, por i tregova vendin. Kisha mundësi ta vrisja kur ishte në Tiranë, por nuk e bana për hir të Kosovës.

– Hashim Thaçin në burg?… Po, në burg e çova se e dija që në burg do të shkonte në Hagë. Mora sinjal nga Beogradi se ‘kjo punë nuk ban’ dhe e lirova…. Sahit Pajazitin?, Adem Jasharin?… Nuk i burgosa unë, këta i burgosi Hashim Thaçi,  ç’është e vërteta. Ali Ukën e vrau Adem Jashari…

Berisha nesër në Moskë:

-A mbani mend?, ua kisha thënë se Amerika është e dobët. Kam tash tre dekada që më përndjekin amerikanët. Ma banë një nder që më shpallën ‘non grata!’. E ka thënë edhe një shoku im në Tiranë…, por gabim e bani që e tha.

-Shqipërinë e ankorova në Konferencën Islamike, sipas këshillës suaj… Jo, dëshmitarët nuk janë më gjallë, që atëherë, për hir të së vërtetës; as ambasadori Hoti, as spiuni Gazidede.

-Jo, për hir të së vërtetës, Amerikën nuk e desha kurrë. Qysh atëherë kam punuar për ju. E lavdërova edhe urinë dhe kasaphanën që shkaktuat në Sri Lanka; tash po e bëjmë edhe në Tiranë si atje.

– Unë sot jam ‘nesër’, besoj m’kuptoni!  Periudha ‘Dje’ ka nisur nesër për mua, edhe Konfuci kishte lindur 30 vjet para të atit. Qysh atëherë kam punuar për ju, mos dëgjoni ça kam thënë deri tash. Tash ra Amerika, tash jemi ‘nesër’.

Berisha nesër para gjyqit:

-Nuk e di ku është Gërdeci. Jo, baxhanaku im nuk është vrarë në Gërdec, ai është gjallë, në Zvicër. Shikoni, kërkoni regjistrat në Zvicër ose Gjermani, do ta gjeni. Mos e kërkoni me ‘Muhamet Hoxha’,  ai gjendet po ta kërkoni me ‘Xhimi’

Gazetarin amerikan Guy Lawson që ka shkruar librin ‘Armët dhe Çunat’ dhe tregon për Xenin e për Xhenin (sorry, Xhimin) e kam hedhur në gjyq në gjykatën e Milanos.

-Unë kam vilë në Lalëz?, kujt ia thoni? Jam Sali Berisha unë. Ajo është vila e dhëndrit, edhe shtëpia ime është ‘shtëpia e Lirisë’. Mos e prekni se është shtëpia e ‘shqiptarëve të lirë’.

– Jo, me kullat te kompleksi Partizani nuk ka punë bija ime; bija ime ka punë me Jamarbrin, kërkojani atij. Por as ai nuk është, e ka dëbuar Luli. Kompleksin ‘Partizani’ dhe korrupsionin i bënë zëvendësministrat, jo ministrat e mi…

… E djeshmja nis nesër! Kjo nuk është marrëzi, kjo është portë e krimit të papaguar.

Next Post
“Diku nuk mund të përfytyrohet Shqipëria muslimane në BE! Turqia vlen më shumë se gjithë Ballkani”

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

April 1, 2026
Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

April 1, 2026
Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

April 1, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

April 1, 2026
Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In