• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fatos Lushi, oficeri i skandalit 18 mijë euro, me çifteli në shtëpinë e deputetit të LSI-së (FOTO)

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Lushi, oficeri gjyqësor që u kap “mat” në video-skandalin korruptiv duke numëruar 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin e Tiranës, Ardian Braho nuk është një personazh i panjohur për politikën.

Lushi është një nga miqtë më të afërt të deputetit të LSI-së në Qarkun e Kukësit, Ylli Shehu. Miqësinë mes tyre, e cila duket se është edhe familjare, ata nuk ngurojnë ta ndajnë edhe në publik. Në Facebook, Lushi ka publikuar disa foto ku shihet në shoqërinë e deputetit të LSI-së dhe të babait të tij.

Lushi ka qenë edhe në shtëpinë e deputetit në Kukës, ku shihet teksa përqafon babanë e deputetit si edhe këndon me çifteli në shtëpinë e tij.

Madje duket se Lushi dhe deputeti i LSI-së, Ylli Shehu ndajnë edhe të njëjtin pasion për muzikën. Kjo për shkak se oficeri gjyqësor nuk ka ngurruar të fotografohet duke luajtur në organo dhe duke kënduar në studio muzikore. Pasionin për muzikën as deputeti Ylli Shehu nuk e ka fshehur. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ai ka pohuar se “mendoj se është e drejta universale e gjithkujt që të japë më të mirën e tij në art, muzikë apo kudo, pavarësisht statusit që ka. Nuk ka asnjë kod ligjor apo moral që të më pengojë që përkrah punës si deputet të këndoj”, – ka thënë ai.

I kontaktuar nga “BalkanWeb”, deputeti i LSI-së, Ylli Shehu nuk ka preferuar të japë asnjë koment lidhur me skandalin ku është përfshirë Lushi.

Fatos Lushi, oficeri gjyqësor që u kap ‘mat’ në video-skandalin korruptiv duke numëruar 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin e Tiranës është ende në kërkim nga policia. Prokuroria e Krimeve të Rënda fill pas publikimit të videos nxorri ndaj tij një urdhër arresti pasi dyshon se Lushi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm në një proces hetimor.

BW/d.i.

fatos-lushi-1fatos-lushi-ciftelifatos-lushi-zyrefatos-lushioficeri-2

Next Post
Gjykata e Apelit/ Familjarët e deputetit Prenga humbasin Lagunën e Patokut

Gjykata e Apelit/ Familjarët e deputetit Prenga humbasin Lagunën e Patokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com