• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Ja si Sali Berisha mund të bjerë në burg me anë të SPAK

by Java News
25/08/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re. Shumë njerëz besojnë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të bëjë të mundur shfarosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta.

Një nga këta njerëz që besojnë tek SPAK është edhe Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se përmes SPAK do të hetohen dhe ndëshkohen shumë zyrtarë. Sipas tij, pjesë e këtij grupi duhet të jetë edhe Sali Berisha. Për Klosin, ish-kryeministri është treguar shumë i aftë dhe ka fshehur çdo gjurmë të aferave që mund të ketë kryer. Por ai shtoi se ka edhe mënyra të tjera që mund të zbulojnë skandalet e Sali Berishës.

“Unë them që Berisha duhet të jetë i rrezikuar nga SPAK, pastaj është apo jo këtë nuk e kam shumë të sigurt sepse ai është vërtet një burrë shumë i zoti. Berisha është sipas asaj fjalës së urtë: Di të vjedhësh? Di. Di të fshehësh? Nuk di. Mos vidh pra. Berisha është i zoti, ai nuk ka lënë dokumente. Ai, edhe në Këshillin e Ministrave kur ka qenë në pushtet, ka firmosur vetëm vendime kolektive. Kështu që Berishën nuk e kap dot. Por ka mekanizma të tjerë plot. Nëse ka krim në valle, krimi nuk është vetëm tek një njeri.

Nuk e bën dot një njeri i vetëm. Ajo që ka ndodhur ka implikuar edhe emra të tjerë dhe mbase kështu dalin edhe emrat e atyre që kanë qenë të zotë të fshehin gjurmët”, deklaroi Fatos Klosi. Pra, ish-kreu i SHISH në një farë mënyre paralajmëroi Berishën se nga drejtësia e re nuk do të shpëtojë dot, pavarësisht se ai mund të jetë treguar shumë i zgjuar në fshehjen e skandaleve.

Klosi: Ndëshkimi nga SHBA

Fatos Klosi e vijoi më tej reagimin e tij paralajmëruar se pushtetarëve të korruptuar ndëshkimi do t’iu vijë nga ndërkombëtarët. Sipas tij, politikanët shqiptarë janë të trembur nga reforma në drejtësi dhe një gjë të tillë e tregon fare qartë sjellja e tyre kohët e fundit. Klosi theksoi se pushtetarët janë paralajmëruar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë prova në duar kundër tyre, se nuk do t’ia hedhin dot paq nga reforma në drejtësi.

“Kam besim sepse shoh edhe që politikanët po tremben. Ata janë të trembur. Të gjitha sjelljet e pazakonta të të gjithë politikanëve të mëdhenj e tregojnë këtë. Është një periudhë sjelljesh të pazakonta dhe këto tregojnë që ata diçka dinë. Sigurisht që dinë diçka më shumë se neve sepse kanë kontakte dhe mbase edhe jua kanë thënë nga pak me shaka që janë të rrezikuar. Kështu që nga kjo nisem që besoj që do të bëhet. Pavarësisht trembjes së tyre, duhet thënë se politikanët nuk e ndalojnë dot reformën. Madje, nëse do të bënin tentativa për ta ndaluar në këtë periudhë, do të binin në sy akoma më shumë dhe do të tregohej qartazi që janë të trembur. Sepse natyrisht, ndërkombëtarët që i trembin kanë prova, por hetime nuk janë bërë. Fakti që janë trembur, ata e dinë më mirë se të gjithë se çfarë kanë bërë. Këto prova që janë mbledhur janë në duart e ndërkombëtarëve”, u shpreh ish-kreu i SHISH për gazetën.

Për Fatos Klosin, një sinjal se SPAK do të bëjë drejtësi në radhët e pushtetarëve është efekti që ka dhënë deri tani procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Sipas tij, duke qenë se nga gjyqësori u shkarkuan shumë njerëz të njohur, e njëjta valë do të përfshijë edhe politikën. “Vetë procesi që ndodhi në sistemin gjyqësor të jep shpresë që gjërat do të bëhen. U prekën shumë emra që konsideroheshin të paprekshëm në Gjykatën Kushtetuese e në Gjykatën e Lartë. Kjo është një provë që mbase edhe në politikë do të ndodhë e njëjta gjë. Atje janë peshqit e mëdhenj, për sa kohë që këtë vend e ka komanduar politika”, deklaroi Fatos Klosi. (Sot)

Next Post
FOTO/ Seti i fundit fotografik i Luanës ndez fansat

FOTO/ Seti i fundit fotografik i Luanës ndez fansat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

August 20, 2026
“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

August 20, 2026
“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

August 20, 2026
VIDEO/ “Ethet e arit”, shembet miniera në Kolumbi, të paktën 13 të vdekur! I zuri diga gjatë gërmimeve dhe shpërthimeve ilegale

VIDEO/ “Ethet e arit”, shembet miniera në Kolumbi, të paktën 13 të vdekur! I zuri diga gjatë gërmimeve dhe shpërthimeve ilegale

August 20, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

August 20, 2026
E rëndë/ 54-vjeçarja nga Tirana ndërron jetë në bregun e detit në Vlorë. Ja dyshimet e para

U rrëzua nga shkëmbi te “Uji i Ftohtë”, turisti italian përfundon në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ka plagë në…

August 20, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

E rëndë në Vlorë, një person dhunohet barbarisht, përfundon në spital me plagë të shumta!

August 20, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

August 20, 2026
FOTO/ Plagosi Vladimir Bruçin pas sherrit për parkimin në Shkodër, ja kush është autori i dyshuar, Pjerin Bitani!

FOTO/ Plagosi Vladimir Bruçin pas sherrit për parkimin në Shkodër, ja kush është autori i dyshuar, Pjerin Bitani!

August 20, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com