• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Izet Haxhia u dënua kot, Berisha duhej marrë si “çeçua”…!

by Java News
07/07/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhinë e pret një betejë e gjatë gjyqësore për të fituar pafajësinë e tij. I vetëdijshëm për këtë gjë, ai, përmes avokatit të tij mbrojtës, Bashkim Nikolla ka vendosur që t’i luajë të gjitha “letrat” dhe ka planifikuar që të thërrasë në seancat gjyqësore plot 44 emra për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Midis të “piketuarve” të Izet Haxhisë bën pjesë edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Ish-truproja e Sali Berishës e kërkon Klosin në gjyq për të dhënë detajet e tij mbi vrasjen e shekullit, duke qenë se ai ka qenë kreu i SHISH në periudhën kur ka ndodhur ngjarja në fjalë. Ndërkohë, Fatos Klosi ka vendosur që në rast se i vjen një thirrje për të dëshmuar, do t’i përgjigjet pozitivisht. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se do të paraqitet me patjetër para trupës gjykuese për të thënë gjërat që di.

“Sigurisht që paraqitem. Nuk e kam problem fare. Vetëm se unë paraqitem në emër të SHIK-ut të dikurshëm. Nuk kam asgjë personale. Unë do të them atje të gjitha gjërat që dinte SHIK-u. Në fakt të gjitha këto gjëra janë të shkruara, unë nuk di asgjë tjetër dhe as më pak. Unë kam bërë për këtë problem shumë shkresa në atë kohë, tek Ministria e Brendshme, tek Drejtoria e Policisë, presidentit, kryeministrit, janë shumë. Deri tani vetëm një ka dalë shkresë. Gjykata le t’i marrë këto shkresa dhe t’i gjykojë, por unë nuk them dot asgjë më tepër mbi ato. Unë ato që i di, i di si ish-drejtor i SHIK. Unë sigurisht që shkoj për të dëshmuar, por pak a shumë qëndrimin tim e kam bërë publik. Do të shkoj për korrektesë qoftë ndaj gjykatës, qoftë ndaj të drejtës së Izet Haxhisë për t’u gjykuar”, tha ish-kreu i SHISH.

Ai shtoi më tej se Izet Haxhia ka të gjithë të drejtën të kërkojë pafajësinë pasi sipas tij, është dënuar kot.

“Pavarësisht se me Izetin ndonjëherë kemi bërë ndonjë debat në distancë, unë nuk kam asnjë problem me të. Unë do të doja me të vërtetë që ai të përfitonte diçka nga kjo punë sepse me të vërtetë e kanë dënuar rëndë. 25 vite burg pa qenë fare pjesëmarrës aty më duket absurde”, u shpreh ai.

Fatos Klosi nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë prononcimit të tij. Duke komentuar faktin që Berisha është thirrur shumë herë si dëshmitar në seancat e para gjyqësore për vrasjen e Azem Hajdarit, por nuk është paraqitur, ish-kreu i SHISH theksoi se ky është një tregues frike.

“Mua më duket e drejtë kërkesa e Izet Haxhisë për t’u ballafaquar vazhdimisht me Sali Berishën. Qoftë Izet Haxhia, qoftë të tjerë që u dënuan për këtë punë kërkuan të ballafaqoheshin me Berishën dhe ai nuk denjoi ndërkohë që ishte i pari mbas ngjarjes që deklaroi se kush e bëri, si u bë, si ndodhi ngjarja, etj. Gati-gati i tha këto gjëra aq pak kohë pas ngjarjes, saqë duket sikur Sali Berisha këto gjëra dhe detaje i kishte vendosur më parë. Ai dinte shumë për atë problem dhe nuk guxoi njeri ta merrte me forcë dhe ta vinte para përgjegjësisë. Nuk e di pse nuk u bë asnjëherë një gjë e tillë. Nëse do të vihej para përgjegjësisë, ai do të shkonte si çeço pastaj”, nënvizoi Klosi.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ shtoi më tej se Berisha nuk ka guxim të dalë para gjykatës e të hedhë akuza njësoj siç bën në jetën politike sepse është i frikësuar nga hetimi.

“Ai duhet të ishte në shumë ngjarje për të cilat ka folur, për të cilat ka dhënë mendim apo për të cilat ka thënë fakte gjoja, por asnjëherë nuk është thirrur. Asnjëherë nuk kanë guxuar t’i shkojnë deri në fund kësaj pune. Ai ka përfituar nga kjo punë. Berisha i shmanget përgjegjësisë. Në gjykatë në qoftë do të dëshmonte, do të dëshmonte si person nën hetim dhe problemet janë të ngatërruara. Ndërsa duke folur kështu nëpër gazeta, në Parlament etj, ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai i ka ndarë mirë këto punë. Deklaratat me përgjegjësi nuk i ka marrë përsipër. Nuk iu është afruar absolutisht fare. Ndërsa për deklaratat për të shpjeguar çdo ngjarje që ndodh brenda dhe jashtë Shqipërisë, ai ta merr përsipër dhe fillon flet atje ku shmang përgjegjësinë”, tha Fatos Klosi.

ma.me

Next Post
Rama në “shtëpinë e armikut” të negociatave: Mos jini vetëm të rreptë, por edhe të drejtë

VIDEO/ Prezantim i bukur i Shqipërisë, Rama uron mirëmëngjes me një video të Travel Planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

Revolucioni i Flamingove

July 19, 2026
Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

July 19, 2026
Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

July 19, 2026
Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

July 19, 2026
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

July 19, 2026
Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

July 19, 2026
Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

July 19, 2026
PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

July 19, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

July 19, 2026
Çmimet shpërthejnë në Kosovë! Inflacioni më i larti në Ballkan, ja si renditet Shqipëria

Çmimet shpërthejnë në Kosovë! Inflacioni më i larti në Ballkan, ja si renditet Shqipëria

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In