• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Ekstradimi i Izet Haxhisë hap ‘dosjen Hajdari’, urdhëruesit nuk janë dënuar

by Java News
09/02/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I sh-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi ditën e djeshme se me ekstradimin e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duhet të rihapet. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi theksoi se për ngjarjen në fjalë janë dënuar vetëm ekzekutuesit dhe jo ata që e kanë planifikuar vrasjen. Sipas tij, me rikthimin e Izet Haxhisë në Shqipëri mund të dalin në dritë fakte të reja. “Asnjëherë nuk është vonë fare, më mirë të thuhet e vërteta dhe unë këtë kam kërkuar, por të shohim. Nuk e di çfarë faktesh të reja ka ai se në këtë punë nuk ka dokumente të shkruara. Ai do thotë opinionin e vet, pastaj këtë opinion që ne e kemi dëgjuar tashmë se ai ka shkruar libra, ka folur fort. Të shohim tani çfarë do të bëjë gjykata. Është puna e saj. Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit duhet të hapet. Janë dënuar vetëm ekzekutuesit dhe jo ata që e kanë organizuar atë punë. N.q.s ky ka gjëra që nuk i ka thënë në gjyq herën e parë, mirë se të vijë le t’i thotë. Është bërë një proces i tërë, është një histori që sipas gjyqit është e mbyllur. Megjithatë mund të rihapet”, u shpreh Fatos Klosi.

Përfshirja e ish-kryeministrit

Si një nga njerëzit që ka edhe më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje pasi në atë kohë ka qenë kreu i SHISH, Klosi përmendi edhe emra, të cilët ai i dyshon si organizatorët e vrasjes së Hajdarit. Për Klosin, ish-kryeministri Sali Berisha qëndron në krye të grupit, duke e lidhur këtë edhe me faktin se fare pak minuta pas ekzekutimit të Hajdarit, Berisha doli në një konferencë për shtyp ku dha detaje për ngjarjen. “Edhe unë kam kërkuar që të rihapet se aty dolën vetëm ata që kanë kontribuar direkt, por nuk u tha kurrë kush i mbështeti, kush i frymëzoi, etj. Unë kam një opinion për këtë, sipas meje në këtë punë Berisha ka qenë brenda. Nuk e diskutoj këtë gjë. Ai është i pari që pa kaluar as dhjetë minuta nga ngjarja, tregoi se kush e kishte bërë dhe si e kishin bërë. D.m.th, ai e dinte që përpara kush do ta bënte dhe si do të kryhej. Ai e dinte që para, ai e hoqi qafe Azem Hajdarin, është kaq e thjeshtë. Këtë e kam thënë gjithmonë”, tha Fatos Klosi.

Klosi: Berisha shfrytëzoi ngjarjen

Në vijim të reagimit të tij për gazetën, ish-kreu i SHISH theksoi se një pikë shumë e rëndësishme e cila duhet parë sa i takon vrasjes së ish-liderit demokrat, AzemHajdari është edhe shfrytëzimin i kësaj ngjarje. Sipas Klosit, ishte Sali Berisha ai i cili e ka shfrytëzuar politikisht ekzekutimin e Hajdarit, duke bërë edhe luftë në emër të saj. “Për këtë punë edhe bërë një gjyq që zgjati shumë, prokurorë të huaj kanë ardhur dhe dihet tani çfarë roli kanë pasur. Në gjyq është i qartë edhe pozicioni i tij dhe prandaj është dënuar, edhe të tjerë. Është bërë një proces i tërë, është një histori që sipas gjyqit është e mbyllur. Megjithatë mund të rihapet, Duhet parë edhe kush e shfrytëzoi ngjarjen. Personi që e shfrytëzoi më fort politikisht vrasjen e Hajdarit ishte Berisha, pas saj ai bëri gjithë atë luftë në emër të saj. Që atëherë dhe vite më vonë ai e përdori vrasjen si mjet politik”, tha ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi./Mimoza IBRA-Sot

a.ç

Next Post
Horoskopi i dashurisë, si sillet çdo shenjë në takimin e parë

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In