• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fati i trishtë i të pavarurve të djathtë

by
22/04/2015 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Gjergj Bojaxhiu është një çun i mirë. i zellshëm dhe me vullnet. Vullnet që e çoi në majë të Everestit. Ose së paku kështu thotë ai. Dakord, suksesin nuk ta fal kush, aq më tepër kur nuk arrijnë dot aty ku ke arritur ti. Dhe Gjergji thotë se arriti në majë të Everestit. Por meqë askush nuk ngjitet dot aty ta vërtetojë, ndodh ajo që rëndom ndodh: pika më e fortë, të kthehet më e dobët. Kështu që fakti që Gjergji u ngjit aty ku nuk është ngjitur shqiptar tjetër – dhe unë i besoj atij kur thotë që ishte atje – iu kthye atëherë në pikë të dobët. Duket se ky fat Bojaxhiun do ta ndjeki edhe në politikë, ku është rikthyer sërish.
Ai shpalli kandidaturën për Tiranën, me një grup njerëzish, të gjithë ish këshilltarë të Doktorrrrit. Të gjithë të mërzitur nga qeveria e mëparshme, që kishte gjetur edhe argumente banale për t’i hequr nga puna. Por pyetja këtu është a ka kredibilitet kjo lëvizje? Dhe që t’i përgjigjesh kësaj, duhet t’i përgjigjesh pyetjes se nga vijnë. Që ta shohim ku do shkojnë.
Pavarësisht aftësive të padiskutueshme menaxheriale të Bojaxhiut, ai ende nuk i është përgjigjur pyetjes: Nga erdhi ai në drejtim të disa dikastereve të rëndësishme të qeverisjes së PD? Për të është folur gjithnjë si një beniamin i Gocës së Babit. Por ky mbetet thashethem. Fakt është, që Gjergj Bojaxhi ka qenë shok klase me Lulzim Bashën. Ok, dikush do thotë se edhe Ilir Meta ka pas Blushin shok klase. Por fakti që ata janë zënë me grushta që të vegjël, në fakt reflektoi edhe në politikë, ku Beni dhe Iliri mbetet entitete që përjashtojnë njëri tjetrin. Ndërkohë deri tani, nuk kemi dëgjuar që Luli dhe Gjergji të jenë zënë në vegjëli. Në fakt ata duken se s’kanë lidhje me dhunën, të paktën direkte. S’po them që kanë luajtur me peta, por besoj kur Luli i bëri vend në 2005, sigurisht që ndante me të kujtime të mira.
Aq të mira, sa ai mori në kontroll institucionin e KESH- tingëllimi i të cilit me fjalën angleze cash në këtë rast është pastërsisht rastësor – në kohën kur qeveria bënte qejf me shitblerjen e energjisë. OK kriza u zgjidh – paraja zgjidh gjithçka, por tërhoqi edhe hijena serbo britanike, miq me familjen e Gocës së Babit.
Më pas e kujtoj Bojaxhi, në mbledhjen e famshme të Këshillit Bashkiak ku Rama përplasej me Monikën dhe atë deputetin pa flokë të kthyer në fiksimin pasionant të grushtave të Ben Ndokës në korridoret e Kuvendit. Ok, modelin e flokëve e kishte më mirë se dy bashkëluftëtarët atë natë, por e kujtoj kur kërcente si shqarth nga rreshti në rresht, kur Rama më në ekstazë se kurrë, numëronte live: 27, 28, 28 vota pro, ec!
Më pas kujtoj Bojaxhi, kur kërkoi me vullnetarizëm të pashoq INUK-un. Deri sa prishi murin e Sandrit dhe shkoi për lesh si çdo funksionar, dje, sot, me gjasë dhe nesër, kur përballen me Lezhjanin e Pamposhtur, Bajloz dhe mik me gjithë Kryeministrat. Ai e bllokoi nga ekranet e veta, sigurisht me bekim të Kryeministrit të kohës. Them me bekim dhe jo me urdhër, se kueku Sandri e kueku Gjergji, në hierarkinë e nevojave të Doktorrrrit. Siç thotë vetë Gjergji, Doktorrrri e thërriste sa herë kishte shumë shumë nevojë. E kujtova këtë incident, kur e pashë sërish në ekranin e Sandrit. Në ekranin e kuq, atë që ka me qeverinë, dhe ajo atë portokall që ja ka dhënë me qera Doktorrrrit. Gjergji thotë se nuk do jetë njeri i kompromiseve, por sepse, që prej të enjtes kur doli te Sandri, ai do ta ketë edhe më shumë të vështirë, të bindë njerëzit, se po del më vete dhe jo për nevojat e të tjerëve.
Pak rreshta – më saktë 21 – në RD, ku e quanin bojaxhi të Ramës së dalë boje, janë pak të na bindin se përkundrazi, Gjergji po përdoret, për ti dhënë tone të forta, pikërisht bojës bezhë dhe të zbehtë të selisë blu dhe të pantallonave të liderëve të saj. Shpresoj shumë pa dijenine e tij, por fatkeqësisht e qartë më përvijohet tabela e llogarive të PD, që ka zgjedhur të kandidojë thuajse vetëm. Që në fund të llogarisë, të shtojë mbetjet republikane, gjergjiane, tafajane, çame, dashshehiane, shkodrane, për të thënë: shiko sa larmi kemi, tani bashkë bëjmë fuqinë.
Jo më kot, ede Bamir Topi që deri dje përtonte të bënte aleanca “të komplikume”, kësaj radhe e kuptoi lojën e Selisë Blu. Dhe mori vendimin me gjasë të duhur: jo të bënte aleancë me të majtën, por të rriste besueshmërinë tek e djathta e vërtetë, duke u shkëputur zyrtarisht nga e djathta, e vjetër dhe e trishtë në opozitë, që fatin e një fitoreje të mundshme në Durrës, e diskuton sot, me kokën e klanit të Zemunit (siç thoshte Doktorrrri).
Gjergji është ende në kohë gjithsesi të rrisë besueshmërinë e tij: të shpjegojë lidhjet e dikurshme me Familjen, të thotë sesi e sheh qeverisjen e PD, në shkallë kombëtare dhe në Tiranë, të thotë çfarë shkon gabim në Selinë Blu. Shprehjet as me njërën as me tjetrën, nuk të nxjerrin gjëkundi, aq më tepër në një fushatë. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos mbash anë. E këtu Gjergji kam frikë se nuk arrin dot. Edhe nëse i jap unë votën, si skeptik ndaj tij, por që e besoj kur thotë se ka qënë në majë të Everestit, nuk besoj se e nxjerr dot atë, si edhe të tjerët kandidatë të pavarur të djathtë, nga fati i tyre i trishtë i humbësit.
Fat i keq, që e ndan me tërë kauzën e dështuar të së djathtës, që nuk zgjidhi as pronat, as pagoi të përndjekurit, as u hap e as u mbyll, e përfundoi në opozitë, me “presorët” e fundit të komunizmit, në rreshtat e parë të parlamentit.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Pse Preçi mbetet vetëm në opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

December 23, 2025
Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com