• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fati i habitshëm i revolverit të Isa Boletinit

by
14/05/2015 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nexhmedin Spahiu/ 

Edhe një muaj na ndanë nga rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit. 10 Qershori – dita e Lidhjes së Parë të Prizrenit, pra dita që duhej të ishte festë kryesore kombëtare në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë, është caktuar si datë për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftetarëve të tij që u vranë në Podgoricë me 23 Janar 1916 nga ushtria malazeze.

Më 1998, LDK e Ibrahim Rugovës, e informuar se varrezat myslimane të Podgoricës do të rrafshohen me tokë dhe se në vend të tyre do të ndërtohen blloqe ndërtesash banimi, vendosi që të organizohet dhe tinëz të sjellë në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftetarëve të tij. 17 vite ato qëndruan në thasë për shkakun e vetëm se familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhet me ceremoni ushtarake.

Meqë fshati Boletin, vendlindja e Isa Boletinit, ndodhet në veri të Kosovës, institucioneve të Kosovës, 17 vite me radhë nuk u mbajti që të bëjnë një gjë të tillë, perderisa autori i këtyre rreshtave i bindi familjarët se mosprezenca e ushtarakëve nuk e zbehë aspak këtë ceremoni. Qeveria e Kosovës dhe Kryetari i Mitrovicës kanë paraparë një skenar të shetitjes së këtye eshtrave me itinerar: Vlorë-Tiranë-Prizren-Prishtinë-Mitrovicë-Boletin.

Ky skenar, që ngjanë me shetitjen e eshtrave të Car Llazarit, mëton që të zhvillojë një folk-patriotizëm.
Motivi i këtij shkrimi nuk ka për qëllim ta zvogëlojë këtë entuziazëm, por thjeshtë, që këtë ngjarje ta vëjë në funksion të nevojave patriotike të kësaj kohe.

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlidjen e tij në veri të Kosovës ka shumë simbolizëm në kohën kur bisedimet në Bruksel po e bëjnë veriun e Kosovës “de facto” Serbi e “de jure” Kosovë. Pjesëmarrja në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit e Presidentes dhe e Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit dhe e Kryeministrit të Shqipërisë i jep dimension akoma më politik kësaj ngjarjeje.

Në shikim të parë kjo duket një krekosje para serbëve. Por, në fakt, figura e Isa Boletinit, me merita të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, merita këto që u shumëfishuan edhe nga djemte e tij, nuk le shumë hapësirë për krekosje para serbëve. E para, është se ai nuk luftoi kundër serbëve, e çfarë është akoma më dëshpëruese ai bashkëpunoi me serbët dhe ne fund u vra nga serbët.

Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburën si trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Djali i atij që e vrau Isa Boletinin, Millovan Gjillas u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, shok i ngushtë i Josip Broz Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij. Millovan Gjillasi, pra, mburrej me krenari se baba i tij e ka vrarë nacionalistin shqiptar Isa Boletini.

Në Mal të Zi, është një traditë që kur familja e të vramit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vramit armën e grabitur. Tani Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vende armike si dikur. Mali i Zi tregoi miqësi me Kosovën që në kohën bombardimeve të NATO-s kur strehoi dhjetra mijëra shqiptarë të Kosovës.

Miqësine e tij Mali i Zi e dëshmoi edhe me rastin kur njohu pavarësinë Kosovës, duke u bërë kështu një nga tri vendet e vetme ortodokse që e ka njohur Kosovën. Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, dhe ai në emër të Malit të Zi t’u dorëzojë autoriteteve kosovare koburën e Isa Boletinit. Ky akt pajtimi formal mes Kosovës e Malit të Zi në veri të Kosovës i jep vulë veriut të Kosovës si pjesë integrale e Kosovës.

Natyrisht, prezenca e kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq në këtë ceremoni e bënë atë kuptimplote dhe me përmasa ballkanike. Njëkohësisht e bënë që në vend se ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të shoqërohet me nacionalizëm folklorik e primitiv, të merr karakter ndërkombëtar dhe në mënyrë shumë të qytetëruar e legjitimon veriun e Kosovës si pjesë të Kosovës./Koha Jonë/

Next Post

Festivali i Kanës “ngre” siparin për  “Palmën e Artë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In