• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Farmacistët, regjistrim për praktinën profesionale

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë farmacistët të cilët kanë mbaruar studimet duhet të bëjnë regjistrimin për t’iu nënshtruar praktikës profesionale. Ndërkohë që, Urdhri i Farmacistit ka publikuar afatet kohore dhe dokumentet e nevojshme për të kryer procedurën. Duke filluar nga data 5 korrik, çdo praktikant duhet të paraqesë pranë zyrave të “Urdhrit” brenda datës 15.07.2016 një sërë dokumentesh. Kështu, për t’u regjistruar kandidati duhet të dorëzojë vetëdeklarimin sipas një dokumenti tip, që mund të shkarkohet në faqen online ‘ufsh.org.al’ si dhe kontratën për kryerjen e praktikës profesionale.

Po ashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopjen e certifikatës së anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës, fotokopjen e noterizuar të diplomës dhe listës së notave; fotokopjen e kartës së identitetit si dje një raport mjeko-ligjor. Dokumentacioni duhet të plotësohet me fotokopjen e plan-vendosjes së farmacisë, tre fotografi si dhe mandat pagesën në shumën 10000 lekë. Pagesa duhet kryer në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT. Këto regjistrime janë të vlefshme për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin korriktetor 2016, ndërkohë që ajo duhet të kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 vjet përvojë pune.

Urdhri i Farmacistit saktëson se për t’u regjistruar në praktikën profesionale, kandidati duhet të paraqitet personalisht, pasi duhet të plotësojë kërkesën për regjistrimin dhe vetëdeklarimin e praktikantit. Në momentin e dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës, e cila rregullon marrëdhënien midis praktikantit dhe drejtuesit të praktikës, ndërsa një kopje e saj duhet të dorëzohet në zyrën Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë në momentin e fillimit të praktikës.

VLERËSIMI

Pas përfundimit të praktikës profesionale, praktikanti duhet t’i nënshtrohet një provimi vlerësues dhe vetëm nëse ky provim kalohet, praktika profesionale quhet e kaluar me sukses. Për këtë, kandidat duhet të përfitojë 50-100 pikë, ndërkohë që praktikantët që marrin 0-49 pikë duhet të përsëritin vlerësimin e aftësimit praktik. Kalimi me sukses i praktikës profesionale është një kusht për të hyrë në provimin e shtetit. Ndërkohë që, vetëm kandidati që vlerësohet pozitivisht në provimin e shtetit ka të drejtën e ushtrimit të profesionit.

BW/d.i.

Next Post

Servet Pëllumbi: Si e ktheu Nano varrimin e të ëmës në mbledhje partie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In