• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faqja italiane: Një ëndërr? Jo! Jemi në Shqipërinë e Veriut, perlën e Ballkanit!

by Java News
30/11/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfytyroni të udhëtoni në një vend ende larg zonave të turizmit masiv. Përfytyroni, pastaj, të zbuloni zona më të thella dhe më pak turistike. Zona ku nuk ekziston as kaosi dhe as trafiku, ku jeni të rrethuar vetëm nga natyra dhe ku vizitorët, me përjashtim të ndonjë aventurieri, numërohen me gishtat e një dore. Një ëndërr? Jo në Shqipëri, shkruan faqja e specializuar turistike italiane thetravelnews.it, raporton ata.

”Ju kemi folur tashmë për plazhet e Rivierës së jugut, për kryeqytetin plot gjallëri, Tiranën dhe për qytetet historike të vendit. Këtë herë do t’ju marrim me vete në një udhëtim në thellësi të Veriut, mes maleve të larta, pyjeve me gështenja dhe agroturizmit, ku do t’iu gëzoheni me kënaqësi shijeve të traditës lokale. Një udhëtim për të zbuluar një rajon ballkanik ende në pjesën më të madhe i paeksploruar, ku shkohet për rigjenerim, për të qëndruar në kontakt me natyrën dhe, mbi të gjitha, për të rigjetur veten.

Majat e larta të maleve prekin qiejt. Poshtë, fusha me trumza deri sa të ha syri, livadhe ku delet kullosin në qetësi dhe pyje që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve. Paraqitet kështu, peizazhi rural përreth Shkodrës, qendra kryesore e Shqipërisë së Veriut. Një qytet me kulturë të jashtëzakonshme, qyteti i muzeut të vetëm fotografik të vendit, Muzeu Marubi, dhe i kështjellës më të madhe të Ballkanit, Kështjella e Rozafës. Më pas është edhe Liqeni i Shkodrës, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sipërfaqja më e madhe ujore e Gadishullit Ballkanik. Përreth brigjeve të tij pjellore kanë marrë jetë fshatra të vegjël ku fermerët lokalë, duke ndjekur ritmin e stinëve, kultivojnë prodhime tipike të zonës, mbarështojnë bagëti dhe, prej pak kohësh mikpresin në shtëpitë e tyre turistë në kërkim të vendeve autentike ku mund të kalojnë një apo më shumë net gjatë udhëtimit në Vendin e Shqiponjave. Bëhet fjalë për ferma të vogla turistike, të menaxhuara nga familjet vendase dhe të mbështetura nga projekte ndërkombëtare, të koordinuara me organizatat lokale.

Mes tyre, është edhe CEED Albania, një OJQ, që, nëpërmjet projektit ”Agro Tourism Albania”, ka ndihmuar gjashtë ferma të vogla turistike, që ndodhen në zonat më të varfra të Shqipërisë së Veriut për t’u futur në tregun agro-turistik nëpërmjet ndihmës ekonomike. Kjo OJQ i mbështet në procesin e marketingut dhe të zhvillimit të aftësive në sektorin bujqësor. Cili është emëruesi më i vogël i përbashkët i këtyre gjashtë realiteteve (përveç faktit që gjenden në kontekste të mrekullueshme natyrore)? Krijimi i një tip turizmi të qendrueshëm që përfshin komunitetin, respektimi i mjedisit rrethues dhe ndihmat ndaj tij për të qenë ekonomikisht i pavarur. Pra, agroturizmi është kufiri i ri i turizmit shqiptar? Nëse në vende si Italia, ky sektor është aktualisht më i përparuar dhe përfshin një numër të madh punëtorësh, në Shqipëri është ende në fillesa dhe mund të përfaqësojë një model të vlefshëm të një ekonomie të qendrueshme dhe një instrument të rizbulimit dhe të konservimit të identitetit të saj kulturor.

Faktikisht, Shqipëria është një vend rural dhe, vitet e fundit, shqiptarët kanë filluar të rivlerësojnë traditat dhe identitetin e tyre, mbi të gjitha kulinarinë. Kështu pra, për të vlerësuar ushqimin e stinës, tipik dhe të vërtetë, ndërsa udhëtoni në veri të vendit, pushoni në fermën agroturistike ”Marku”, ku pronarët, pasi kishin jetuar për shumë vite në Siçili, krijuan një biznes të vogël ku mikpresin klientët të cilët shijojnë mëngjesin (marmalatë, reçel dhe makarona të furrës). Akoma më shumë, nëse jeni përreth Shkodrës, aty ndodhet ferma agroturistike ”Shega”: një kënd idilik, i rrethuar nga pemë frutore që shërbejnë, veç të tjerash, lëng të freskët shege të posa shtrydhur. Për të qenë më pranë natyrës, janë edhe dy adresa të tjera, të dyja në zonën e Malësisë së Madhe: ferma agroturistike ”Kantina” në Koplik, që dhuron jo vetëm pamje të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, por edhe xhiro mes vreshtave të familjes dhe mundësinë për të provuar verëra, si Kallmeti, dhe ferma tjetër ”Rruga e Mullirit”, e zhytur në pyjet me gështenja të Reçit që kanë si strehë Alpet, që ofron një panoramë të pakrahasueshme, kuzhinë të shkëlqyer dhe ekskursione për zbulimin e shpellave antike.

Dhe për diçka akoma më të egër? Duhet të shkoni në Pukë, në brendësi të veriut, ku ju ndjekin pyje me bredha, lumenj dhe kavaleta me kashtë. Këtu, ferma ”Devin” i përfshin të ftuarit në aktivitetet bujqësore si vjelja e frutave dhe perimeve, ndërkohë që edhe i shëtit ata. Ferma tjetër ”Lajthia e vogël” është vendi ideal për kombinimin e vizitave duke shkuar edhe në Pukë, një nga zonat më pak turistike, por më autentiket e gjithë Shqipërisë.

Një udhëtim në këtë zonë nuk është për të gjithë. Kush kërkon luks, ekstravagancë dhe modernizëm, të shkojë diku tjetër. Këtu mbretëron natyra e paprekur, mikpritja dhe shijet autentike të traditës lokale. A mund të kërkosh për më mirë?”, përfundon thetravelnews.it.

Next Post
Mesfushori kuqezi largohet nga San Jose, opsionet për të ardhmen

Mesfushori kuqezi largohet nga San Jose, opsionet për të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In