• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Famulltari i Shkodrës shpall vendimin: Nuk do lejohen martesa në Kishë ditën e diel!

by Java News
02/08/2017 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha katolike vendosi pak javë më parë t’i thotë “jo” martesave ditëve të diela nga janari i vitit 2018. Por si është pritur ky vendim dhe perse u mor vetëm nga dioqeza Shkoder – Pult. Dom Artur Jaku, tregon vendimin:

“Arqipeshkevi në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritor, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramneti i marteses të dielave. Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli me pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë.

Së pari për ne katoliket, kjo ditë duhet të shenjterohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshe, pra në eukaristi. Në e dijmë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që ti japim mundësi dasmoreve të jenë pjesë e meshes.

Plus historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i marteses diten e dielë ka filluar pas 1990 e mrapa. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta perjetojnë më mirë. Nëse i referohem famullisë tonë, ne kemi një fluks të madh martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona.

Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund ti jap solemnitetin e merituar, kur ka një numer të madh martesash.

Si eshte pritur ky vendim, pasi jemi edhe në kulmin e dasmave?

Në fakt ka thuajse 1 vit që e kam paralajmëruar këtë vendim, ndonëse zyrtarisht u bë publik si dekret, vetëm tani. Të them të drejtën, pjesa më e madhe e besimtareve kanë dakortësi. Ato që kanë probleme janë pak çifte që kanë ndarë datën, por për to do të gjejmë rrugën e duhur që ta zgjidhim.

Ky vendim në fakt është vetëm për dioqezën Shkoder – Pult, pse jo për të gjithë vendin?

Padyshim në Shkoder është numri më i madh i martesave dhe numri i besimtareve të Krishtere është i lartë, por ne e dijmë që dioqezat kanë autonomi. Prandaj po eksperimentojmë si dioqezë, ku do të shihet nëse edhe dioqezat e tjera do t’i bashkëngjiten këtij vendimi, për të patur të gjithë një rregull të njëjtë të brendshëm funksionimi. Vendimi është bërë publik pas miratimit të rregullores së re të arqipeshkvisë Shkoder – Pult. Në të thuhet: Ne Kishat e ndryshme te qytetit dhe ne zonat baritore te Famullise sone, eshte shperndare rregullorja e re e Arqipeshkvise Shkoder – Pult, sa i perket marrjes se sakramentit te Kurores se Marteses. Duke filluar nga data 1 janar e vitit 2018, sakramenti i Kurores se Marteses nuk do te kremtohet gjate diteve te Diela dhe Festave te Urdhnueme ne asnjeren prej.

Famullive te kesaj Arkidioqeze, por ne çdo dite tjeter te javes. Dita e Diele dhe Feste e Urdhnueme duhet te nderohet e t’i kushtohet vetem Zotit me pranine e gjithsecilit prej nesh ne Meshen Shenjte”. Ky vendim vjen në një kohë kur thuajse mbi 90% e martesave në vendin tonë, sidomos gjate stines se veres kryhen gjatë ditëve të diela.

Per shkak të intensitetit të lartë të tyre dhe kalendarit fetar që kisha e ka të përcaktuar si festë të urdhëruar të dielen, ka vendosur të marrë këtë ndryshim rrënjësor në funksionimin e saj, pertej impaktit qe pritet të ketë tek qytetaret.

Celebrimi i kurores se shenjtë në kishë është një prej ritualeve më të preferuara të çifteve të reja dhe me zhvendosjen nga dita e diele, pritet që ditët e tjera të javës të gumezhijnë nga dasmat./ShkodraNews/ma.me

Next Post
Sadije Berisha pritet të publikojë një libër… se çfarë do të ketë brenda, e tregon vetë ajo

FOTO/ Sadije Berisha performancë me bikini, linjat perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com