Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në një kanal në Lushnje.
86-vjeçarja, Dh. M. ishte larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe për këtë arsye kishin nisur hetimet.
Fatkeqësisht ajo u gjet nga familjarët në kanalin e fshatit Eskaj. Nga hetimet dyshohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht në kanal. Për pasojë, e moshuara është mbytur, duke humbur jetën.











