• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familjarët e të zhdukurve në Sarandë takojnë Rrumbullakun: Kërkimet do të rifillojnë

by A R
02/05/2023 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit që zhvilluan këtë të martë me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, familjarët e Fatmir Sulovarit (Krasniqi) thanë se kishin marrë garancinë nga kreu i policisë se kërkimet për dy të zhdukurit do të rifillojnë.

“Ishim në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm. Na dha një farë shprese për të gjetur trupat dhe për t’i çuar në shtëpi. Kërkimet janë ndaluar për momentin, por do të rifillojnë prapë së shpejti, tha ai. U takuam me zotin Rrumbullaku, me të gjithë drejtuesit. Na dha njëfarë shprese për trupat, nuk na intereson se kush, qysh tek, nuk na intereson fare pjesa tjetër. Na interesojnë vetëm trupat, t’i çojmë në shtëpi dhe kaq.

Do fillojmë (kërkimet) së shpejti tha ai, jemi në vazhdimësi, por do fillojnë. Nuk më dhanë shumë shpjegime, por hetimet na thanë po vazhdojnë. As për lokacionin nuk na dhanë shumë shpjegime. Ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit, të paktën të gjejë trupat, kaq. Për momentin do ta ndërpresim protestën, sepse u sqaruam me drejtuesit e policisë”, tha vëllai i Fatmirit.

Prej 27 ditësh, fati i Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqi) nuk dihet ende. Dy 46-vjeçarët dyshohet që të jenë rrëmbyer dhe vrarë në Sarandë, por policia nuk ka arritur ende të zbardhë ngjarjen.

Ditën e sotme para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë familjarët e tyre kanë zhvilluar një protestë. Me pankarta në duar ku mbaheshin fotot e dy të zhdukurve u kërkua që të zbulohet se çfarë ka ndodhur me ta.

Rreth 30 persona ishin mbledhur aty mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa 3 prej familjarëve zhvilluan një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar një 28-vjeçar i quajtur Sofokli Baxheri pasi uniformat blu dyshojnë se ai është person që ka dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë nga kontrollet në Xarrë, Vrinë dhe Shëndelli të Sarandës nuk u zbulua asgjë konkrete.

Emisioni “Uniko” publikoi mbrëmjen e kaluar një intervistë të gazetarit Spartak Koka me nënën e Leonard Thodhorit, e cila tregoi momentet e fundit me të birin dhe çfarë i ka thënë ai.

Po ashtu, aty u zbuluan fakte dhe dëshmi të reja për këtë ngjarje.

/a.r

Next Post
Kruarje e syve, ethe dhe kollë! “Arcturus” është varianti më i ri i Covid-19

Kruarje e syve, ethe dhe kollë! “Arcturus” është varianti më i ri i Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In