• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familjarët e 44-vjeçarit të vrarë nga grabitësi: Drejtësi ose bëjmë vetëgjyqësi!

by A R
07/11/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes lotëve dhe dhimbjes kanë përcjellë në banesën e fundit 44-vjeçarin Artan Hoxha, baba i dy fëmijëve, por për familjarët tronditja është mjaft e madhe. I dashuri i tyre mbeti i vrarë në vendin e punës, një pikë karburanti në Sarandë, gjatë një grabitje me armë.

Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga ngjarja, familjarë, miq e shokë. 44-vjeçarin ata e përshkruajnë si njeri të qetë, punëtor e të dashur.
Gruaja e tij, Zana Hoxha rrëfen mes dhimbjes, se bashkëshorti i saj i ndjerë punonte shumë për të siguruar para për familjen, dhe përpiqej të mundësonte blerjen e ilaçeve për vajzën e sëmurë, 15 vjeç.
Ndërsa, djalin 22-vjeçar e kishte marrë me vete tek puna, për të nxjerrë edhe ai sadopak të ardhura. Jeta për ta nuk ishte e thjeshtë, pasi kushtet në të cilat jetojnë janë të vështira.

Ndërsa, vëllai i Artan Hoxhës, i cili ka marrë me qira një lavazh pranë karburantit ku mbeti i vrarë 44-vjeçari, i bën apel organeve të drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Ndërsa në të kundërt ai thotë se: “Nëse drejtësia nuk flet siç duhet, atëherë do bëj vetëgjyqësi”.

NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.55 të së dielës, kur një person që drejtonte një motor të kuq dhe me skafandër në kokë ka hyrë në lokalin e karburantit ku punonte Artan Hoxha, 44-vjeç, banues në fshatin Gjashtë. Në ato momente në lokal ndodheshin dy punonjësit e lokalit dhe punonjësi i karburantit, Artan Hoxha, i cili qëndronte vetëm, disi i përgjumur. Nën kërcënimin e një arme gjahu, çifte, grabitësi ka arritur të marrë rreth 60.000 lekë të reja nga banakieri. Teksa po largohej, ai ka marrë cigare dhe çamçakëza në ekspozitor, por i kanë rënë në tokë disa nga paratë që mbante në dorë. Pasi ka marrë nga toka paratë dhe teksa po dilte, nga tavolina ka lëvizur 44- vjeçari Artan Hoxha.

Lëvizja e tij e ka trembur grabitësin, i cili e ka goditur pa paralajmërim drejt e në gjoks dhe është larguar me vrap duke marrë motorin për të dalë në rrugën kryesore me drejtim qytetin e Sarandës. 44-vjeçari Hoxha është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, por ka mbërritur i vdekur.
Përmes pamjeve filmike të karburantit dhe bizneseve fqinje, por edhe dëshmive, është arritur në identifikimin e të dyshuarit, pikërisht shtetasit Arqilea Koçi, 27-vjeç, banues në Qeparo, i skeduar si përdorues i lëndëve narkotike. Hetimet e shpejta kanë konkluduar edhe në zbulimin e lidhjeve shoqërore të të dyshuarit, konkretisht në emrin e mikut të tij, Mihal Leka, 33vjeç, banues në Sarandë. Policia ka ushtruar menjëherë kontroll në banesën e këtij të fundit në lagjen nr.4 të Sarandës, ku ka zbuluar armën e krimit, motorin, skafandrën dhe një sasi të vogël lënde narkotike, por jo Lekën dhe të dyshuarin e vrasjes, Arqilea Koçi.

Për këtë është organizuar një tjetër operacion, disa dhjetëra metra larg banesës, konkretisht në një hotel për të cilin ishte marrë informacion se fshiheshin dy shokët. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm, duke çuar në arrestimin e 27-vjeçarit Arqilea Koçi dhe 33-vjeçarit Mihal Leka. Brenda në dhomë policia ka gjetur dhe sekuestruar një pjesë të parave të grabitura si dhe një fishek çifteje në rrobat e autorit./Balkanweb/a.m.

Next Post
VIDEO/ Meta reagon nga Gjermania pas rikonfirmimit në krye të LSI (dhe një mesazh për rivalët në garë)

VIDEO/ Meta reagon nga Gjermania pas rikonfirmimit në krye të LSI (dhe një mesazh për rivalët në garë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

August 18, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës!

August 18, 2026
VIDEO/ E frikshme, Musiala humbet përsëri ndjenjat në fushë në miqësoren e Bayern! Shikoni pamjet tronditëse

VIDEO/ E frikshme, Musiala humbet përsëri ndjenjat në fushë në miqësoren e Bayern! Shikoni pamjet tronditëse

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com