• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familjarët e 21 janarit: Prokurorja e re të rihapë dosjen, Berisha para drejtësisë

by Java News
19/12/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk gjejne paqe te afermit e kater demonstruesve te vrare para kryeministrise me 2i nga Garda e repoublikes, duke kerkuar qe te vrasesait dhe urdheruesit e tyre te shkojne para drejtesie menjehere.

Per kete familjarët e viktimave të 21 janarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi nga qeveria Rama. Madje nuk kanë ngurruar që t’i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të rihapin edhe njëherë hetimet duke vënë para përgjegjësisë të gjithë shkaktarët kryesorë.

Fill pas akordimit të fondit të dëmshpërblimit nga qeveria për familjet e 4 të ndjerëve që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit ka ardhur dhe reagimi i familjarëve. Ka qenë Mark Nika, xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika, ai që gjatë një prononcimi për “sot” është shprehur se nuk kërkojnë dëmshpërblim nga ana e qeverisë, por vënien para përgjegjësisë së Berishës dhe organizatorëve të këtij të fundit që urdhëruan vrasjen e demonstruesve të 21 janarit.

Madje Nika deklaroi se ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha ai që detyroi organet e drejtësisë që të mbyllin hetimet e 21 janarit. “Ne si familjarë jemi në një siklet të jashtëzakonshëm. Ne kemi kritikuar dhe kritikojmë mënyrën sesi interpretohet ky akt i Këshillit të Ministrave. Opinioni i ka vlerësuar si derdhje gjaku këto lekët apo blerje nga qeveria për mosrealizimin e premtimit për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.

Ne tani e kuptojmë se qeveria aktuale ka detyrimin për të paguar faturën e fajit që ka kryer qeveria Berisha ndaj nesh në protestën e 21 janarit.

Pra shteti sot duhet të paguajë faturën e dhimbjes morale që na ka shkaktuar ne si familje qeveria e mëparshme. Ne duam që vrasësit dhe urdhëruesit e 21 janarit të shkojnë para drejtësisë. Se përse është vonuar kjo gjë dhe se pse nuk është vepruar, dihet botërisht.

Drejtësia është treguar e padrejtë me ne jo sepse është e përgatitur profesionalisht por se ka pasur ndikime nga politika e Berishës. Berisha e ka deklaruar që: “I vramë dhe do t’i vrasim sërisht nëse do të tentoni për të marrë pushtetin me dhunë”.

Dëmshpërblimi në këto kushte është i qëllimshëm, pasi është jashtë dijenisë tonë. Sepse nuk vendoset drejtësia duke na dhënë lekë neve”, u shpreh Mark Nika, xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika.

Sakaq Mark Nika, duke u ndalur dhe tek reforma në drejtësi, nuk nguroi që të drejtonte thirrje dhe për institucionet e reja që do të marrin jetë që të hapin edhe njëherë dosjen e 21 janarit.

“Prandaj ne kemi kërkuar që vrasësit e Aleksit por edhe të të ndjerëve që humbën jetën në 21 janar të vihen para drejtësisë. Kërkojmë me çdo kusht që çështja të hetohet dhe të rihetohet nga organet e drejtësisë të reja që do të formohen me reformën në drejtësi”, tha ai.

ma.me

Next Post
Naftëtarët e Ballshit sërish pa paga, 1 mijë punonjës në protestë

Naftëtarët e Ballshit sërish pa paga, 1 mijë punonjës në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In