• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Naftëtarët e Ballshit sërish pa paga, 1 mijë punonjës në protestë

by A R
19/12/2017 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë të sosur problemet për naftëtarët e Ballshit. Rreth 1 mijë punonjës të uzinës së naftës janë hedhur sërish në protesta. Ata nuk kanë marrë ende pagat e muajit nëntor ndërkohë siç shprehen disa prej tyre, drejtuesit e kompanisë u kanë thënë “se nuk kanë para”.

Kjo gjendje sias tyre është krijuar pas ndërprejes së punës 2 javë më parë pas një avarie të krijuar në repartin e Koksit ku u plagos një punonjës. Po ashtu, raportohet se kompania nuk ka lëndë të parë për të vijuar punën në uzinë.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lendë të parë uzinën për fillimin e punës sipas premtimit të kryeministrit Rama që nafta shqiptare të përpunohet në uzinën e Ballshit.

“I kërkojmë shtetit të marrë masa. Do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk merren masa. Po kështu, nëse nuk na japin pagesën do t’i vëmë flakën uzinës”, thonë protestuesit, sipas Kamber Iljazit, kryetari i sindikatës.

Ndërkohë punonjësit vijojnë betejën ligjore për pagat e prapambetura. Ata kanë së paku pagat e 1 viti të pashlyera që nga periudha kur puna në uzinë u bllokua pas problemeve financiare dhe borxheve të shumta të pronarëve të vjetër.

Një prej premtimeve nga qeveria ishte shlyerja e plotë e pagave kur uzina i kaloi kompanisë që e ka aktualisht në zotërim. Por ende nuk janë shlyer këto detyrime. Madje, shpesh herë punonjësit janë ankuar për vonesa të shumta të pagave edhe në vijim, siç është edhe rasti më i fundit që i ka detyruar ata të hidhen në protestë.

/a.m.

Next Post
Gattuso: Jam gati për dorëheqje

Gattuso: Jam gati për dorëheqje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com