• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familja ku njëri djalë ishte dele e “zezë”… ndërsa tjetri, President i SHBA-ve

by Java News
07/06/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket si një histori jo edhe aq e panjohur familjare. Njëri djalë është shumë i suksesshëm në punë e shoqëri, tjetri njihet si delja e zezë me probleme të përhershme dhe mungesë përgjegjësie.

Duket pastaj si skenar filmi kur njëri djalë është President i Shteteve të Bashkuara, kurse tjetri një pijanec që arrestohet shpesh nga policia dhe përfundon burgjeve pasi shkel vazhdimisht ligjin.

E kam fjalën për Bill dhe Roger Clinton dhe historitë e tyre të viteve 90.

E gjthë media amerikane po i rikthehet kësaj historie, sepse Roger Clinton është arrestuar, se po i jepte makinës në gjendje të dehur në Califonia, ndërsa jemi vetëm një ditë përpara votimit të fundit për garën presidenciale brenda Partisë Demokratike.

Si një ëndërr e keqe nga vitet 90, i harruar nga media dhe historia, Roger Clinton është rishfaqur për t’i prishur punë kësaj here jo të vëllait por kunatës.

Në vitin 2001, pak përpara se të mbaronte mandati i tij presidencial Bill Clinton bëri një akt të pashoq për një president amerikan: ia fali dënimit vëllait të tij, që ndodhej në burg për drejtim automjeti në gjendje të dehur, në mënyrë të përsëritur.

Imazhi i një vëllai president e njeriu më i fuqishëm i botës ndërsa tjetri i plasur në burg është i jashtëzakonshëm. Rasti më ekstrem në rivalitetin e natyrshëm mes vëllezërve, kur suksesi i njërit sikur frymëzon sjelljen anti-sociale të tjetrit.

Bashkë me këtë histori po ngjallet nga viti 90 është humori që vjen bashkë me të. Si edhe shprehja, që jo gjithnjë thuhet për humor se: “Në burg ka përfunduar Klintoni i gabuar”.

Nuk dihet sesa do të luajë rol arrestimi, përveçse ringjalljes së fantazmave të viteve 90, si Monica Lewinsky, që po ndodh bashkë me kthimin e familjes Clinton në vëmendjen e publikut kombëtar amerikan.

Megjithë parashikimet këto skandale nuk ia kanë dëmtuar shanset politike familjes Clinton në vitet 90 dhe ndoshta nuk do t’ia dëmtojnë edhe kësaj here. Në të kundërt, duket sikur publikut i pëlqen cirku që rrethon mesazhin politik. Në fund të fundit, ky është një vend që ka si alternativë tjetër, një njeri që vërtet vjen nga bota e “Reality Shows”.

Mbështetës të Bernie Sanders dhe Donald Trump po ankohen se media nuk po i kushton vëmendje sa duhet ngjarjes për të mbrojtur kandidaten e tyre të preferuar. Po nuk kam gjetur ende ndonjë burim që nuk e ka dhënë lajmin. Media i dashuron këto incidente dhe mesa duket po ashtu edhe lexuesi e telespektatori.

Me këtë arrestim mund të thuhet se vitet 90 janë kthyer zyrtarisht. Nuk është çudi që bashkë me to të vijë edhe rikthimi i familjes Clinton në Shtëpinë e Bardhë, për lumturinë e disave dhe tmerrin e të tjerëve.

Ruben Avxhiu-Illyria

Next Post

Ermonela Jaho, imazhi i korrikut në Opera Magazine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In