Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, e cila rezulton e zhdukur prej 16 vitesh, ka folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur.
Mes lotësh dhe emocionesh të forta, ajo hodhi akuza ndaj familjes së ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se po fsheh të vërtetën për zhdukjen e vajzës.
“Familja e babait të Bleonës nuk e di pse e fsheh një krim brenda vetes. Kush e di diçka?! Kjo mua më bën të çmendem. Nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë. Vetëm kur të vdes do të dorëzohem. Pa Bleonën nuk kam jetë”, shprehet Bukurie Mata.
Bleona Mata u zhduk 16 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe. Rasti i saj mbetet ende pa përgjigje, ndërsa familja vijon të kërkojë zbardhjen e fatit të së miturës.











