• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familja e Ana Frank nuk u tradhtua… por u zbulua nga nazistët rastësisht

by Java News
20/12/2016 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri sjell një version ndryshe të momenteve të fundit të familjes së Ana Frank. Ka mundësi që familja e vajzës e cila u bë e njohur për ditarin e saj, të mos jetë tradhtuar, por të jetë zbuluar rastësisht nga nazistët në gusht të vitit 1944. Kjo është ajo që hipotetizon fondacion që menaxhon shtëpinë muze kushtuar Ana Frank, në Amsterdam. Sipas studimit, kërkimi në vendin ku ishte fshehur familja Frank u zhvillua në kuadër të kontrolleve që lidheshin me vepra të paligjshme të punësimit dhe mashtrimit në shpërndarjen e kuponëve ushqimorë.

Për të mbërritur në këtë përfundim, studiuesi Gertjan Broek analizoi të dhëna të njohura dhe burime të reja informacioni. Deri më tani ishte marrë si e mirëqenë se nazistët kishin mbërritur në ndërtesën ku fshihej e reja hebreje në kërkim të të tjerëve si ajo që mund të ishin fshehur dhe se zbulimi i vendqëndrimit të tyre ishte si rezultat i një tradhtie. Fondacioni beson, megjithatë, se edhe nëse do të ishte një rast tradhtie në kohë lufte, historia ka shumë kundërthënie dhe sugjeron se diçka tjetër ka ndodhur në vendin ku Ana Frank dhe familja e saj qëndronte e fshehur.

Studimi thotë se tre prej oficerëve nazistë të përfshirë në bastisje nuk ishin në dijeni se qenë në kërkim të hebrejve, dhe thekson se, nga hyrja deri në daljen e autoriteteve nga ndërtesa kishin kaluar dy orë, që është më shumë se sa koha e nevojshme në rastin e aksioneve policore për kapjen e hebrenjve të denoncuar. Gjithashtu, sipas studimit një prej policëve që morën pjesë në arrestimin e familjes Frank, Gezinus Gringhuis, ishte agjent në një departament për hetime të krimeve ekonomike.

Studimi, megjithatë, nuk përjashton në mënyrë absolut faktin se zbulimi i Ana Frank dhe familjes së saj mund të ketë qenë rezultat i një tradhtie. Një studim i publikuar në vitin 2015 vinte në dukje se motra e një mikeje të afërt me Ana Frank mund të kishte qenë ajo që që zbuloi strehën, por në atë kohë shtëpia-muze kishte thënë se ky zbulim ishte një “teori e dobët., raporton shqip.

Hipoteza e tradhtisë ishte bazuar në të dhënat e dala nga biografia botuar në prill të vitit 2015, e Elisabeth “Bep” Voskuijl  (1919-1983), një nga njerëzit që ndihmuan familjen Frank të fshihej: ishte motra e saj, Nelly , bashkëpunëtorja e pretenduar e nazistëve, që besohej se kishte informuar pushtuesit gjermanë. Elisabeth Voskuijl, e cila në Ditarin i Ana Frank shfaqet nën emrin e Elli Vossen, është një prej shtetaseve holandeze që ndihmuan familjen Frank të fshihej gjatë pushtimit nazist të Holandës. Ana dhe motra e saj Margot vdiqën në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen, në vitin 1944, përkatësisht në moshën 15 dhe 19-vjeçare, por data e saktë e vdekjes së tyre nuk dihet./a.k

Next Post
FOTOT/ Pasojat e sulmit terrorist në Berlin, parë nga lart (gjak kudo)

Tragjedia në Berlin, i dyshuari i vetëm lirohet nga burgu: Nuk ka prova për emigrantin pakistanez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In