Agjentët e Policisë Kufitare të Aeroportit Valerio Catullo kanë ndaluar një shqiptarë i cili ishte i akuzuar më para nga qeveria Italiane.
Sipas medias italiane, gjatë kontrolleve sistematike që kryhen çdo ditë për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë dhe nisen nga aeroporti i Veronës, policia kufitare ka ndaluar pasagjer nga shqipëria dhe ka paraitur një pasaportë të falsifikuar.
Punonjësit e policisë kanë verifikuar vërtetësinë e pasaportës dhe kanë zbuluar se personi ishte i shpallur në kërkim prej rreth një muaji. Ndaj shqiptarit ishte vënë një urdhër arrestimi në Trentino (Itali) për shitje të lëndëve narkotikë si marihuanë, kokainë dhe heroine.
/a.r











