Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Fier ka vënë në pranga Noran Metushin 34 vjeç, banues në fshatin Ngurës të Lushnjes dhe Halil Matjanin 51 vjeç, banues në fshatin Matjan të Lushnjes.
Shtetasi Metushi është dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lushnje me 6 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”.
Ndërkohë Halil Matjani është dënuar po me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit Vlorë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”./b.d











