• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fallxhorja: Unë të bëj deputet me kripë dhe sheqer pse komunikoj drejtëpërdrejt me Allahun

by Java News
06/03/2020 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranë redaksisë së Fiks Fare, mbërriti një denoncim se një grua e vetëquajtur “hoxhavicë” zgjidhte çdo lloj problemi kundrejt shumave të majme të parave.

Menjëherë pas denoncimit, gazetarja e Fiksit i shkon asaj në shtëpi. Ditën e parë gazetarja i hiqet sikur ka shqetësime me të fejuarin, pasi e ka lënë pas dore se merrej me politikë.

Pasi e dëgjon i kërkon që të lutem pasi pretendonte se fliste me vetë Allahun. Me gjuhën e vet ajo i drejtohet Allahut dhe i tregon gazetares shqetësime të shumta që ka me shëndetin e saj. Kur gazetarja i thotë që t’i ndihmoj të fejuarin, fallxhoja shprehet “nëse do dish të punosh me mua do e çoj lart e më lart”.

Më pas i thotë gazetares së Fiksit se  i fejuari  kishte shumë magji.  Por që fallxhorja do e ndihmonte që ta bënte atë deputet madje edhe në poste më të larta në politikë. E  vetmja gjë që duhet të bënte gazetarja ishte përpikëria e gjërave që fallxhoja do i jepte të bënte në ditët në vazhdim. Më pas gazetarja e pyet se sa lekë duhet t’i jap dhe fallxhorja shprehet se sa t’i lind asaj në zemër, pasi atë e kishte futur brenda në shtëpi, sepse ia kishte kërkuar Allahu. Më pas ajo i shpjegon se magjinë do e heqë me gjëra shtëpiake siç janë kripa dhe sheqeri.

Pasi gazetarja largohet nga fallxhorja në telefonin e saj i vjen një mesazh nga kjo e  fundit ku i shpjegon se çfarë duhet të bëjë.  Fillimisht i kërkon që sa të shkoj në shtëpi të  fus pak sheqer në gojë,  më pas të marri çorapet e bardha që fallxhorja i kishte dhënë dhe ti lidhte pa folur e t’i fuste në gjoks. Mbas dy orësh  duhet t’i hiqte dhe t’i vishte pa folur e të flinte me to. Në mëngjes çorapet e bardha do i hidhte te rrobat e palara. Ketë procedurë duhet ta kryente disa ditë rresht, por çorapet duhet t’i ndërronte me çorapet ngjyrë të zezë. Pra një natë të bardhat e një natë të zezat, një herë të hante sheqer dhe një herë tjetër kripë.

Në takimin e dytë  fallxhorja  shprehet se sheh ndryshime tek vajza si në aspektin e shëndetit por edhe të fejuarit karshi saj. Ai ka filluar t’i kushtojë vëmendje dhe dashuri më të madhe. Pasi flet sërish me Allahun fallxhorja shprehet se i fejuari i gazetares do të ngrihej në detyrë. Gazetarja e Fiksit e ngacmon fallxhoren duke i thënë se një ditë pas mitingut që u zhvillua në 2 mars së shpejti Parlamenti do të shpërbëhej dhe donte që i fejuari i saj të behej në deputet duke ia kërkuar këtë fallxhores nëse mund t’ia arrinte. Ajo  shumë qetësisht i thotë ” Biri me ta fut në parlament është shumë pak, unë them ta ngrej në detyrë mirë fare”.

Gazetarja tregohet pak mosbesuese, por fallxhorja shprehet se ka fuqi të mbinatyrshme dhe që mund të bëj gjithçka. Më pas i kërkon që të marrë dy palë çorape të bardha. Ajo i thotë se duhet t’i lidhi  dhe t’i fus në gjoks më pas të flejë me to . Më pas fallxhorja i kërkon të mos flasë dhe vazhdon ritualin e saj me kripë e sheqer. Më pas i thotë gazetares se i fejuari i saj do ia dalë dhe jo vetëm ai por edhe partia ku ai bën pjesë.  Në fund kur gazetarja largohet fallxhorja i kërkon të paguaj 2000 lekë për çorapet, pasi nuk është mirë po mos t’i paguajë.

Next Post
Arben Ahmetaj zyrtarisht: Fillon puna për Rindërtimin e 3400 banesave të reja individuale

Arben Ahmetaj zyrtarisht: Fillon puna për Rindërtimin e 3400 banesave të reja individuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com