• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arben Ahmetaj zyrtarisht: Fillon puna për Rindërtimin e 3400 banesave të reja individuale

by Java News
06/03/2020 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Ahmetaj

Sot dua të ndaj me ju dhe mbi të gjitha, me qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar që humbën shtëpitë  e tyre dhe sot janë strehuar në banesa me qira apo ende në çadra, një lajm të rëndësishëm që përfaqëson një hap domethënës, konkret, në procesin e Rindërtimit.

Jemi gati të nisim në terren nga puna për rindërtimin e 3,400 shtëpive të para individuale, të cilat do të financohen nga Fondi i Rindërtimit.

Sot Qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej 8.7 miliardë lekë, ose rreth 73 milionë euro, i cili do t’i kalojë dy njësive zbatuese FSHZH dhe Bashkia Tiranë.

Efekti Financiar total prej 8,7 miliardw lekë  përballohet nga zëri “Fondi për Rindërtim” i miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe përdoret nga njësitë zbatuese përkatësisht:

1.Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në masën 6,528,564,252 lekë në zërin ‘shpenzime kapitale me financim të brendshëm”.

Janë 2.500 shtëpi indviduale që do të ndërtohen nga FSHZH. Sot i kemi tw sakta shifrat, 683 shtëpi individuale 1+1, 972  shtëpi individuale 1+2, 845 shtëpi individuale 1+3).

2.Për Bashkinë e Tiranës në masën 2,207,854,893 lekë në zërin ‘shpenzime kapitale me financim të brendshëm”.

Bëhet fjalë për 889 shtëpi individule që do të ndërtohen nga bashkia Tiranë me këtë fond, përkatësisht 312 banesa me tipoligjinw 1+1; 334 banesa me tipoligjinw 2+1 dhe 243 banesa 3+1.

Fondet e mbetura nw procesin e prokurimit, sigurisht që do të rikthehen në buxhetin e shtetit në Fondin për Rindërtim.

Dua të theksoj gjithashtu dhe të informoj të gjithë të interesuarit duke filluar që nga sipërmarrjet që kanë interes të marrin pjesë, duke vazhduar me Dhomat e Tregtisë, qoftë shqiptare, të kategorive të ndryshme apo sektorëve të ndryshëm, qoftë Dhomat e huaja të biznesit, që në fillim të javës së ardhshme, shpallet gara ndërkombëtare nga dy njësitë zbatuese FSHZH deh Bashkia e Tiranës për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale.

Kompanitë e interesuara mund të gjejnë informacionin e nevojshëm në webiste e Ministrisë së Shtetit për Rindërtim www.rindertimi.gov.al apo dhe në faqen e APP www.app.gov.al.

Në të njëjtën kohë, qoftë Bashkia Tiranë, qoftë Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të bëjnë njoftimet publike në bazë të ligjit por gjithashtu do të ketë njoftime dhe në FT për të ftuar kompanitë ndërkombëtare që të marrin pjesë në procesin e rindërtimit të shtëpive individuale.

Unë personalisht do t’i njoftoj në ditën zyrtare të hapjes së procesit, donatorët, ambasadat e huaja në tiranë , dhomat e tregtisë të huaja dhe vendase, shoqatat e biznesit për fillimin e procesit të prokurimit.

Ndërkohë që vlerësimi i thelluar vazhdon. Sipas parashikimit Instituti i Ndërtimit e përfundon procesin në 30 Mars dhe Bashkia Tiranë në 23 Prill.

Pasi të kemi shifrat finale nga vlerësimi i thelluar, do të ketë një prokurim të dytë për pjesën e mbetur.

Ndërkohë dua të ndaj me ju që në terren bashkitë në gjithë zonë  e dëmtuar nga tërmeti kanë filluar vlerësimin e dosjeve individuale të familjeve në bazë të ligjit, të dala nga platforma e aplikimit që vazhdoi gati një muaj.

Banesat individuale dua ta theksoj, do të rindërtohen sipas modeleve të prezantuara këto ditë, me teknologji modulare, mbështetur në parimin “Rindërtojmë sërish, rindërtojmë më mirë”, parim që e kemi të bashkë-vendosur me donatorët, sipas standardeve më të mira të ndërtimit EUROCODE 8, rezistente ndaj tërmeti deri në 9 ballë, stuhive dhe përmbytjeve, një teknologji që kursen energji deri në 30%, me një përllogaritje që kemi bërë është rreth 150 mijë lekë në vit kursim për çdo familje dhe mbi të gjitha, që kërkon një kohë të shkurtër ndërtimi vetëm 30 ditë.

Ne jemi angazhuar, sikurse edhe Kryeministri e ka deklaruar publikisht që rreth 4 mijë familje në 31 dhjetor ta presin vitin e ri 2021 në shtëpitë e reja.

Po e theksoj sërish, 4 mijë familje që do të banojnë në banesat e reja individuale sipas modeleve që kemi prezantuar, do ta festojnë vitin e ri 2021 në shtëpitë e tyre të reja.

Dhe dua të theksoj dhe një fjalë çelës që ka të bëjë me atë që kjo qeveri, kjo maxhorancë ka në themel të vetes, pra solidaritetin dhe kujdesin për qytetarët, shtëpitë janë si rrallëkund dhe në vende më të pasur se Shqipëria, falas.

Megjithëse është një program unik ne jemi të bindur që jemi duke bërë gjënë e duhur, për qytetarët shqiptarë në nevojë, për shkak të asaj fatkeqësie natyrore të 26 nëntorit.

Ndërkohë puna vazhdon. Ne po prezantojmë e planet e detyruara vendore. Kemi prezantuar Thumanën. Nesër prezantojmë Shijakun dhe do të vazhdojmë gjatë gjithë kohës deri kur planet të mbarojnë në 31 mars dhe ndërkohë të kryejmë në nivel vendor por dhe qendror, konsultimet me qytetarët dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar.

Ndërkohë, në referencë të plotë të atij parimi të rëndësishëm të transparencës, dy ditë më parë bëmë takimin e Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, ku për herë të parë u ftuan si anëtarë me të drejta të plota në Komision donatorët, SHBA, Komisioni Europian, Turqia, UNDP, UN, Banka Botërore dhe e kemi lënë pjesëmarrjen të hapur për çdo donator që do të shprehë dëshirën të jetë aty dhe shumë shpejt do të kemi dhe ekspertë të KE që do t’i atashohen Sekretariatit të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit. Në nivel lokal kemi rënë dakord me UNDP, pra në nivelin e Bashkive, që transparenca dhe konsultimi të mbështetet nga UNDP.

Siç e shihni, Rindërtimi ka hyrë në një fazë të re, ku në terren, do të shohim shumë shpejt pas procesit të prokurimit  nga dy njësitë zbatuese hapat konkrete, ndërtim shtëpish individuale dhe brenda këtij viti do të jenë hapur të gjithë kantieret e zonave të reja për zhvillim, në gjithë terrenin e dëmtuar ku planet e detyruara vendore po vijnë me ata koncept të ri për zhvillimin urban dhe ekonomik për gjeneratën që vjen.

*Fjala e Ministrit të Shtetit për Rindërtim z. Arben Ahmetaj

Next Post
SHBA/Një burrë valvit flamurin nazist në mitingun e Bernie Sanders, krijon trazira

SHBA/Një burrë valvit flamurin nazist në mitingun e Bernie Sanders, krijon trazira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Ekonomia/ Kreditë e këqija bien në nivele rekord: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

November 10, 2026
“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

November 10, 2026
Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

November 10, 2026
“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

November 10, 2026
“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In