• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Falja e gjobave/ Gati drafti, detyrimet që do të fshihen dhe kush përfiton

by Java News
14/01/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për faljen e detyrimeve dhe gjobave pritet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë në mes të muajit shkurt. Lajmi është konfirmuar nga ministri i financave Arben Ahmetaj në emisionin “Kapital” në Vizion Plus. “Kanë përfunduar konsultimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar është hartuar drafti, është firmosur dhe do të kalojë për vendim-marrje”, tha Ahmetaj.

Drafti pritet më pas ta kalojë në qeveri, të diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe të miratohet nga Kuvendi, procedurë që duket se do të zgjasë rreth një muaj. Por, e rëndësishme është që ai tashmë ka marrë konsensusin e FMN-së, që pak muaj më parë hodhi poshtë një draft fillestar që parashikonte faljen e detyrimeve parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti deri në 2015-n, do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatëvonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Ahmetaj tha se në bazë të variantit përfundimtar do të fshihen të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2010.

Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen gjobat me kusht që të paguhet detyrimi i plotë.

Falje të gjobave do të ketë edhe pas vitit 2014, por vetëm për dy kategori. Së pari gjobat që u vunë në qershor të vitit të kaluar nga sistemi për vonesa të deklarimit të administratorit, por edhe vonesat në deklarimin e  punonjësve.

Ahmetaj thotë se këto gjoba do të falen për të gjithë, edhe pse ngul këmbë se ato nuk janë vënë gabim. Një pjesë e bizneseve që kanë paguar këto gjoba pasi nuk arrinin të merrnin dot vërtetime mund të kërkojnë që ato të zbriten nga detyrimet që kanë për të paguar.

Së dyti, do të falen gjobat për kompanitë e kasave, që u vunë gjatë periudhës së aksionit anti-informalitet për vonesa në furnizimin me kasa fiskale.

Paga minimale ende në diskutim

Ahmetaj tha se janë ende në proces diskutimi nëse do të rritet paga minimale për biznesin, pas asaj të administratës publike. “Po shohim se çfarë efekti do të ketë konkretisht në konkurrueshmëri, po ashtu dhe efektin fiskal”.

Çdo vit paga minimale zakonisht është rritur me 1000-1500 lekë, por për 3 vjet radhazi ajo nuk ka ndryshuar.

Aktualisht paga minimale për efekt kontributesh për bizneset është 22 mijë lekë. Po shihet nëse do të shkojë 23-24 mijë lekë, por nuk ka ende asnjë vendim konkret.

ma.me

Next Post
35 milionë euro më pak eksporti i mallrave të Shqipërisë drejt Kosovës

Propozimi/ Të hiqen pikat doganore mes Shqipërisë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

August 10, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Heshtje e të nëpërkëmburve

August 10, 2026
Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

August 10, 2026
Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

August 10, 2026
FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

August 10, 2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com