• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Falja e detit te greku”, Rama: Kufiri nuk është si gardhi mes dy shtëpive, edhe Shqipëria u zgjerua në det në vitin 1990

by A R
27/08/2020 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje. Përmes një editoriali të titulluar “Latinët, grekët dhe deti në mes”, ai shprehet se kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive.

Rama shton se edhe vendi ynë ka bërë një zgjerim në det në vitin 1990 dhe kjo është një e drejtë që buron nga Konventa e Detit.

Në shkrimin e tij, kryeministri shprehet se ajo që e dallon Partinë Socialiste nda partitë e tjera është fakti që kurrë nuk e përdor pushtetin në dëm të interesit kombëtar.

Nga Edi Rama

Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët.

Por fatkeqësisht sot, në kohën kur informacioni filtrohet gjithnjë e më pak në sitën e të vërtetës; kur çdokush mund të hedhë çfarë t’i teket në rrjetin mediatik të ajfonit të vet dhe kur lumenjtë e informacionit sjellin me furi gjithëfarësoj lajmesh të vërteta e të rreme përzier; kur e vërteta dhe rrena e kalojnë njësoj lumin dhe kur për më tepër, mjedisi politik e mediatik është i infektuar keqaz, botërisht, nga virusi i shpifjes – fake news – padituria nuk luftohet më si më parë, po ushqehet gjithnjë e më shumë, sipas interesave të informatorëve të të gjitha niveleve e kategorive.

Rast tipik “falja e detit grekut”, “marrja e detit nga greku”, “ikja e detit tek greku”, që është kthyer si ato këngët e vjetra që ringjallin emocione sa herë na dalin në youtube, pavarësisht se është një sajesë e vjetër tanimë, qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.

Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin, ishte tipik rasti i ushqimit të paditurisë si argument me helmin e nacionalizmit. E njëjta deklaratë, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhëtie të qeverisë sonë!

E vërteta është e thjeshtë. Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982. Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë e jona, nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë. As për Shqipërinë, as për Greqinë.

Arsyeja pse nxitësit e sulmit kundër marrëveshjes sonë me Greqinë, e cila ende mbetet për t’u kryer në frymën e dialogut dhe të qasjes konstruktive nga të dyja palët, nuk e duan arritjen e marrëveshjes, s’ka asnjë lidhje me të vërtetën e marrëveshjes që ende nuk është finalizuar. Ajo është thjesht, vetëm dhe mjerisht, një arsye lufte për pushtet.

Por një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi: Ignorantia argumentum non est. Padituria nuk është argument. Nuk është as faj për sa kohë nuk përdoret si argument. Prandaj kushdo që është i interesuar për këtë çështje, s’ka pse bëhet bashkëfajtor me ata që detin e duan kos për orekset e tyre politike dhe që pa pikën e turpit, ushqejnë paditurinë me helmin e nacionalizmit. Por duhet t’i referohet burimeve serioze të informacionit e jo gojës së sharlatanëve politikë e të karagjozëve digjitalë, duke u mbrojtur nga virusi i shpifjes me maskën e dijes. Dhe nëse do t’i bjerë shkurt, duhet ta mbledhë mendjen mirë për një fakt:

Unë dhe Partia Socialiste, mund të kemi shumë të meta, mund të bëjmë plot gabime, por kurrën e kurrës nuk e përdorim pushtetin në dëm të interesit kombëtar! Ky virtyt e ka karakterizuar këtë parti qysh ditën e lindjes së saj dhe ndryshe nga të tjerët, të cilët nga padituria a babëzia ose nga të dyja bashkë, e kanë cënuar më shumë se njëherë interesin kombëtar në këto 30 vjet pluralizëm demokratik.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

November 24, 2026
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In