• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Falimenti i arsyes së shëndoshë

by S M
26/04/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Skizofrenia e takimeve të ambasadorëve të huaj dhe e deklaratave-sharje mes Ramës e Bashës, të nesërmen e misionit të dështuar Mcallister-Flekeshtein, duket gjëja më e pritshme dhe e natyrshme. Gati-gati si një fund logjik i ditës së djeshme, kur palët hynë për një çast në godinën e Pallatit të Kongreseve për të negociuar në distancë (në dhoma të veçuara), e për të dalë prej aty me vrap pas pak minutash. A thua se kishin frikë se mos merreshin vesh!

E djathta europiane, është njoftuar dje zyrtarisht (e majta e dinte prej kohësh), se partia simotër e saj në Shqipëri nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë në tryezë, përveç qeverisë tkenike. Me fjalë të tjera, kryeministri duhet shkarkuar në tavolinë, sepse nuk i pëlqen Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Të cilët, vetëm gjashtë vjet më parë, kur ishin përkatësisht kryeministër dhe ministër i brendshëm, nuk merakoseshin aspak që opozita i akuzonte për vrasjet në bulevard dhe nja dhjetë mynxyra të tjera pak a shumë të ngjashme. Opozita ka vendosur që nuk do të hyjë në zgjedhje. Shkurt dhe saktë, ashtu siç ja tha edhe Basha negociatorit të Partive Popullore, i cili erdhi dhe iku nga Tirana pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, përveç lutjeve ndaj gazetarëve, që t’i hapnin rrugën drejt makinës që e priste sa herë dilte nga zyrat e shtetit shqiptar.

Dështimi i misionit diplomatik Mcallister-Flekeshtein është kronika e një falimenti të paralajmëruar të arsyes së shëndoshë. Është një nga ato raste kur dihet qysh në krye të herës motivi që do të rrëzojë një projekt, megjithëse autorët e projektit, të cilët edhe ata e dinë këtë, vazhdojnë të venë tulla në një mur që s’do të ndërtohet kurrë. Dy europarlamentarët e dinin se po vinin për të dështuar në Tiranë. Ata i kanë pasur sinjalet nga opozita, se nuk do të ketë akord pa rrëzimin e qeverisë. Megjithatë ata erdhën, për të shterruar edhe një kartë presioni mbi Bashën dhe për ta bërë edhe më të qartë panoramën e krizës shqiptare. E cila i ngjan kohës së ftohtë e me acar, por të kthjellët, pa asnjë re në qiell. Aktualisht në politikën shqiptare bën ftohtë, por shihet qartë se cili, apo më mirë, cilët janë problemet.

Duket se do të kemi zgjedhje, pavarësisht nga fakti nëse do të kemi edhe zgjidhje. Shigjeta e gravitetit të krizës ështe spostuar këto javë, nga pozicionet e ndryshme të partive, interesat e mëdha e të vogla, kërkesat realiste apo ultimative, bërrylat e llogaritë e pastra e të pista, tek fakti nëse në 18 qershor do të mund të votojmë. Ndërsa Basha po i ikën me koshiencë kësaj date, duket se Meta do të detyrohet të rimendojë deklaratën e dikurshme, se pa opozitën nuk ka zgjedhje. Oferta e djeshme e Ramës për ministrat, më shumë se ndaj Bashës, adresohej ndaj Metës dhe idesë së tij të vjetër të qeverisë së besimit.

Pas dështimit të djeshëm, LSI dhe eventualisht parti të tjera opozitare, do të detyrohen të shqyrtojnë me urgjencë pjesëmarrjen në zgjedhje. Pasi ky duket tashmë edhe pozicioni zyrtar i Perëndimit ndaj krizës shqiptare. Por edhe për faktin se ngurtësia e Çadrës dhe skadimi i afateve kohore, po jua bën gjithnjë e më të vështirë marzhin e manovrës politike.

Next Post
Meta me të rinjtë: Bashkimi juaj fuqi ndryshimi

Meta me të rinjtë: Bashkimi juaj fuqi ndryshimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In